Simiq: Duke qëlluar mbi serbët, Kurti dhe Osmani duan ta kthejnë rajonin në vitet nëntëdhjetë
Burim: Kosovo Online
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se të shtëna në drejtim të qytetarëve të Serbisë nga forcat speciale shqiptare, madje edhe një fëmijë 11-vjeçar, është pamje e politikës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndaj serbëve.
Simiq ka postuar në Twitter foto të serbëve të plagosur së fundmi nga Kosova.
“Kjo është fotografia që e përshkruan më së miri se sa shumë dëshiron regjimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ta kthejë këtë rajon në vitet 90. Të shtënat me armë zjarri nga forcat speciale shqiptare ndaj shtetasve serbë, madje edhe një fëmije 11-vjeçar, është pamje të politikës suaj ndaj serbëve”, ka shkruar Simiq.
Kështu ai iu përgjigj postimit të Blerim Velas, Shefit të kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilin thuhej se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq “është i vendosur të kthehet në vitet nëntëdhjetë me çdo kusht për t'i 'mbaruar' punën e Millosheviqit".
0 komentet