Simiq: Konkluzionet duhet t’i përgjigjen represionit të regjimit të Kurtit

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Zv.kryetari i Listës Sërbe Igor Simiq ka thënë sot se konkluzionet të cilat i bëri të ditura në Rashkë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, kanë pasur jehonë mes sërbëve të Kosovës dhe duhet t’i përgjigjen represionit të regjimit të Albin Kurtit si dhe fuqizimin ekonomik të sërbëve në këto hapësira, transmeton RTV.

"Përfaqësuesit e popullit sërb udhëhequr nga Lista Sërbe kishin kërkesa të qarta, bazuar në aksionet dhe dhunën brutale të ushtruar nga ana e regjimit të Albin Kurtit çka kulminoi me tentativën për vrasje të sërbëve në veri të K&M" ka thënë Simiq për Tanjug.

Simiq rikujtoi se dje në Rashkë, u bërën të ditura konkluzionet që kërkojnë respektimin e marrëveshjes për target e automjeteve, formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga veriu dhe shtoi se Lista Sërbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të organizuara nga Prishtina.

"Njëzëri u mor vendimi që Lista Sërbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje e ndërkohë unë besoj se asnjë sërb nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat duhet t’i mundësojnë Albin Kurtit pushtimin e veriut të K&M" nënvizoi Simiq.

Ky i fundit tha se është domethënëse që Sërbia do të ndajë burime ekonomike për të ndihmuar sërbët në veri dhe jug të Ibrit, përmes hapjes së qindra vendeve të punës.

“Parashikohet punësimi i gati 600 personave me arsim të mesëm e të lartë, e më pas 100 persona me arsim të lartë dhe kjo ka të bëjë me personat me moshë deri në 35 vjeç të cilët do të krijojnë familje këtu, apo që kanë krijuar tashmë familjet e tyre dhe që planifikojnë të qëndrojnë dhe të kujdesen për këtë zonë për brezat që do të vijnë” ka thënë Simiq.

Zv.kryetari i Listës Sërbe shton se është në plan dhe forcimi i sektorit të shëndetësisë përmes punësimit të 50 mjekëve dhe po kaq infermierëve.

Simiq konstaton se është rrënues fakti që përfaqësuesit e njësive policore të Kosovës qëndrojnë në pikat siç thotë ai ilegale policore ku qëllojnë ndaj civilëve sërbë të paarmatosur dhe shtoi se bashkësia ndërkombëtare nuk reagon ndaj këtyre sulmeve.

"Në këto rrethana komplekse, ne përpiqemi të ruajmë paqen, por nëse keni parasysh se prej janarit të këtij viti, janë kryer 38 sulme me motive etnike dhe askush nuk është hetuar apo zgjidhur definitivisht, lind pyetja se ku të çon kjo, ndaj, dhe për sa kohë komuniteti ndërkombëtar do të jetë i verbër ndaj asaj që po ndodh me popullin sërb” thotë Simiq.

Ky i fundit ka sqaruar se argumenti i Prishtinës-se mospjesëmarrja e sërbëve në zgjedhje nuk do të krijojë kushtet për formimin e BKS, nuk është i saktë pasi sërbët prej vitesh kanë kryebashkiakët e tyre, por deri tek formimi i BKS nuk ka ndodhur.

“Ne nuk dëshirojmë të marrim pjesë në diçka që quhet farsë, jo zgjedhje, sepse të jem i sinqertë, pa pjesëmarrjen e 99% të popullit sërb dhe vendosjen e kryebashkiakëve të Kurtit në veri të K&M,në zonat e pastërta sërbe, do të vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit të këtyre njerëzve dhe kjo, është diçka që bashkësia ndërkombëtare duhet t’a marrë në konsideratë” tha Simiq.

Ky i fundit shtoi se zgjedhjet për sërbët e Kosovës ishin të ndaluara në rastin e zgjedhjeve parlamentare në Sërbi apo kur u mbajt referendumi për reformën në drejtësi.

"Edhe atëherë përfaqësuesit ndërkombëtarë heshtën. A do të thotë kjo se ndonjë zgjedhje ka peshë më të madhe se të tjerat, a janë më pak të rëndësishme zgjedhjet e organizuara nga Sërbia", pyeti Simiq.

Nënkryetari i Listës Sërbe kujtoi se Prishtina nuk ka respektuar asnjë marrëveshje të nënshkruar qysh prej vitit 1999.

"Prishtina përzgjedh atë çfarë i pëlqen apo çfarë nuk i pëlqen. Apo ta përkthej më mirë-gjithçka që shkon në favor të sërbëve, Prishtina asnjëherë nuk e ka pranuar dhe asnjëherë nuk do t’a pranojë. Për këtë jemi të ndërgjegjshëm ndaj theksojmë për një kërkesë më të qartë" përmbyll Simiq.