Simiq: Me ligjin e ri për shpronësim, Prishtina dëshiron të krijojë një krizë të re në veri
Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka theksuar se me ligjin e ri për shpronësim, Prishtina dëshiron të legalizojë një sekuestrim të ri të tokës serbe dhe të krijojë një krizë të re në veri të Kosovës, siç u përpoqën ta bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve jolegjitime në veri të Kosovës e Metohisë.
Në një prononcim për Kurir TV, Simiq ka thënë se serbët nga Kosova e Metohia së bashku me shtetin e tyre, Zyrën për Kosovë e Metohi, ekipin ligjor, do të përdorin të gjitha mjetet demokratike për ta kundërshtuar këtë ligj antiserb.
“Prishtina është duke u përpjekur me këmbëngulje të shkaktojë tensione dhe përshkallëzim të situatës në terren përmes vendimeve të shumta që i ka zbatuar në periudhën paraprake. Në Prishtinë është duke u përgatitur drafti i ligjit të ri për shpronësimin, një ligj tjetër antiserb me të cilin Prishtina do të përpiqet në çdo mënyrë të legjitimojë atë që ka vjedhur nga familjet serbe deri më tani dhe, natyrisht, të legalizojë atë që do të tentojë të vjedhë edhe në të ardhmen. Përfaqësuesit politikë serbë do të jenë me popullin e tyre serb në Kosovë e Metohi siç kemi qenë deri më tani dhe së bashku me lidershipin tonë shtetëror, Zyrën për Kosovë e Metohi dhe ekipin ligjor që merret seriozisht me këtë problem, do të përpiqemi ta adresojmë këtë problem në të gjitha adresat ndërkombëtare dhe të paralajmërojmë se ky ligj nuk të vijë fare në procedurë parlamentare për miratim”, ka theksuar Simiq.
Ai iu referua edhe zgjedhjeve të përfunduara më parë të organizuara nga Prishtina në veri të Kosovës, duke theksuar se atë ditë serbët treguan se janë të bashkuar dhe dinjitoz.
“Me krenari mund të them se 23 prilli është dita kur serbët kanë treguar për të disatën herë se janë të mençur, dinjitoz, trima dhe unik. Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare u përpoq me turp të legalizojë zgjedhjet që u zhvilluan në kontejnerë policie, ku kishte kuti të zbrazëta dhe zgjedhje që ishin një gabim statistikor. Përderisa komunitetit ndërkombëtar i vjen keq që Serbët dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në këto zgjedhje, më tepër duhet të pendohen që BKS nuk u formua për dhjetë vjet, që forcat speciale të Kurtit u vendosën në veri të Kosovës e Metohisë, që ata qëlluan dhe persekutuan popullsinë serbe në këto hapësira. Prishtina nuk do të ndalet së shtypuri popullin serb dhe të ngrihet tensionet në veri të Kosovës dhe do të përpiqet ta bëjë këtë duke instaluar të ashtuquajturit satelitët e saj, kryetaret”, përfundoi Simiq.
0 komentet