Petkoviq: Kurti le të shkruajë njoftime në rrjete, draft-statuti i BKS është punë e Skuadrës Drejtuese
Drejtori i Zyrës për Кosovë e Metohi Petar Petkoviq, vlerësoi sot se deklarata e Albin Kurtit se ishte i gatshëm të shkruajë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe por nuk e lejojnë, pranon se nuk ja ka idenë rreth dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara.
"Albin Кurti dita-ditës na tregon fytyrën autokrate dhe tashmë para të gjithëve publikisht ka pranuar se nuk ja ka idenë për dialogun dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Në vend që të fshehë turpin e vet, ai vazhdon të mburret publikisht se nuk është i gatshëm për dialog dhe negociata me presidentin Aleksandar Vuçiq” thuhet në deklaratën e Petkoviqit.
Ky i fundit ka konstatuar se nëse Kurti për 10 vjet nuk mësoi se Statutin e BKS e shkruan Skuadra Drejtuese, duhej t’a kishte mësuar prej periudhës kur dërgoi marrëveshjen e Brukselit në Gjykatën Kushtetuese-nuk ka për ta mësuar as për 10 vitet e ardhshme.
"Lëre Kurtin sidoqoftë, t’i qëndrojë shkrimit e postimeve në rrjetet sociale, ky është fushëveprimi i tij ndërkohë që puna serioze ndodhet tek ekspertët e ekipit menaxhues, të cilët duhet t'i paraqesin rezultatet e punës së tyre në përputhje me marrëveshjet në dialogun e nivelit të lartë“ përmbyll Petkoviq.
0 komentet