Spahiu: Nuk do të ketë dialog të rinj, i takon Beogradit dhe Prishtinës ta zbatojnë marrëveshjen

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk do ta pengojnë vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse ai proces ka përfunduar dhe tani do të vijë zbatimi i asaj që është dakorduar, përfshirë edhe zbatimin e AKS.

“Ajo që është rënë dakord është dakorduar – cila do të jetë formula e kompromisit dhe çfarë jep Kosova në këmbim të njohjes, niveli i asaj autonomie të serbëve në Kosovë, që është përcaktuar me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili është miratuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti. Tani mbetet për ta zbatuar atë. Një marrëveshje nuk është marrëveshje derisa të zbatohet. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar, tani gjithçka është e qartë dhe palët thjesht pritet të zbatojnë atë që është rënë dakord”, përfundoi Spahiu.