Sretenoviq: Gjatë vizitës së Makronit duhet theksuar rëndësia identitare e çështjes së Kosovës për Serbinë
Gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Makron në Serbi, pala franceze mund të sugjerojë rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore serbe në territorin e krahinës jugore serbe dhe rëndësinë identitare të çështjes së Kosovës për Serbinë dhe qytetarët e saj si dhe sa shpesh bashkësia ndërkombëtare shkel parimet e shpallura për hir të interesave të caktuara politike kur e përkrah pavarësinë e Kosovës, thotë historiani Stanislav Sretenoviq për Kosovo online.
Siç thekson ai, nuk duhet të ketë iluzione se kjo vizitë e Makronit në Serbi do të ndryshojë qëndrimin e përgjithshëm të Francës ndaj çështjes së Kosovës.
“Palës franceze duhet patjetër ti vërët në dukje standardet e dyfishta ku diku mbështetet pavarësia e një krahine të vetëshpallur, si në rastin serb, e diku nuk mbështetet, si në rastin e Ukrainës. Këto janë të gjitha argumentet që mund të thuhen dhe besoj se do ta bëjë diplomacia serbe. Kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e përgjithshëm francez, por Serbia mund të jetë në gjendje të llogarisë në më shumë mirëkuptim nga pala franceze për pozicionin e saj në UNESCO dhe Këshillin e Evropës. Ndoshta është e mundur të ndikohet që pala franceze të paktën të dëgjojë argumentin serb në segmentin e kulturës, rëndësinë historike të Kosovës për Serbinë dhe rëndësinë identitare të Kosovës për Serbinë, dhe ndoshta të marrë mbështetjen franceze atje, së bashku me vendet e tjera latine të Bashkimit Evropian, Italisë dhe Spanjës, për pozicionin serb në UNESCO dhe në Këshillin e Evropës”, thekson Sretenoviq.
Është e nevojshme të insistohet, siç thotë ai, në situata specifike, të mbrohet populli serb në Kosovë, të ndalohet arrestimi i serbëve për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe të zgjidhen çështjet specifike në të mirë të të gjithë qytetarëve.
“Pala serbe ndoshta do të insistojë në zbatimin e asaj që është rënë dakord dhe kjo duhet të fillojë me formimin e Asociacionin e Komunave Serbe”, thotë Sretenoviq, i cili kujton se Makron vjen për vizitën e dytë në Serbi në pesë vjet, e cila tregon se Serbin e sheh si partner të barabartë.
Ai thotë se kjo vizitë është një nga një sërë takimesh që presidenti Makron dhe presidenti Vuçiq kanë pasur së fundmi.
“Presidenti Makron dhe presidenti Vuçiq kanë ndërtuar një miqësi personale që do të thotë shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare sot. Gjithashtu, vizita e presidentit francez vjen në kuadrin e marrëdhënieve të mira, në rritje dypalëshe franko-serbe dhe bazohet në traditën shekullore të marrëdhënieve të mira franko-serbe. Ajo vjen edhe në 110 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, në të cilën Franca dhe Serbia konfirmuan aleancën e tyre dhe arritën fitoren në vitin 1918 me forca të përbashkëta”, thotë Sretenoviq.
Ai beson se ekonomia do të mbizotërojë në diskutimet gjatë vizitës së Makron dhe thekson se Franca aktualisht punëson rreth 12 mijë punëtorë serbë në kompanitë e saja në Serbi.
“Sigurisht që mund të jetë më mirë, vendet e tjera evropiane, veçanërisht Gjermania, punësojnë dukshëm më shumë punëtorë serbë. Por kjo tendencë është në rritje. Investimet franceze kanë kaluar një miliard euro, janë rreth 1.3 miliardë euro dhe kjo duhet të vazhdojë. Së fundmi, investimet franceze kanë pasur disa çështje që dy presidentët do t'i zgjidhin me siguri, siç është çështja e aeroportit Nikola Tesla, e cila ka pasur ulje-ngritjet e saj. Do të shohim që do të zgjidhet me vendosjen e një pllake në aeroport nga dy presidentët. Ndoshta do të diskutohet metroja e Beogradit, e cila përfshin disa investime kineze, dhe pala franceze është shumë e kujdesshme ndaj kapitalit kinez dhe sigurisht që do të kërkohen garanci nga pala serbe se ato investime do të përshtaten me legjislacion të mirë në fushën e investimeve“, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Temë, shton ai, ndoshta do të jetë shitja e avionëve luftarakë francezë “Rafal”, për të cilat ende nuk ka konfirmim se Serbia do t'i blejë.
“Përmendet se për ata avionë janë rezervuar rreth tre miliardë euro. Nëse një ‘rafal’ kushton më shumë se 100 milionë euro, atëherë sipas asaj përllogaritjeje, Serbia do të merrte rreth 25 avionë. Shtrohet pyetja nëse një numër i tillë avionësh është i domosdoshëm, por nga ana tjetër, me ata avionë dhe me investime franceze vijnë njerëz, material për mirëmbajtje, inxhinierë, njohuri franceze që Serbisë i duhen dëshpërimisht. Prandaj, çdo investim është i mirëpritur. Një problem tjetër është se ky lloj investimi mund të jetë fitimprurës në planin afatgjatë. Mendoj se Serbia ka nevojë për investime të shpejta, të lehta, të cilat vijnë edhe nga kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat janë produkt i zhvillimit të tregut, por biznesmenët me siguri do të jenë të pranishëm së bashku me presidentin Makron dhe presidentin Vuçiq”, thotë Sretenoviq.
Ai rikujton gjithashtu se të dy presidentët kanë paralajmëruar se do të bisedojnë për energjinë dhe ndoshta një lloj bashkëpunimi në drejtim të shfrytëzimit të energjisë bërthamore dhe se Franca ka kompaninë më të mirë elektrike EDF, e cila aktualisht është kompania më e fortë për prodhimin e energjisë elektrike.
Lidhur me vizitën e Maronit në Novi Sad, Sretenoviq thotë se Galeria Matica Srpska dhe Novi Sadi kanë mundësinë që të krijojnë dhe t'i tregojnë presidentit francez shumë arritje të artit serb dhe evropian, dhe se në Novi Sad Makron do të takohet me përfaqësues të kompanive të IT-së me për të cilin do të flasë për inteligjencën artificiale, se do të vërë theksin tek të rinjtë, njohuritë dhe transferimi i njohurive franceze në teknologjinë IT.
0 komentet