Franca kërkon pezullim urgjent të vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e dinarit
Franca ka kërkuar pezullim urgjent të vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit, dukë bërë të ditur se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të gjendet në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës që kryesohet nga Bashkimi Europian.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës bëhet e ditur se Parisi zyrtar është i shqetësuar si pasojë e hyrjes në fuqi ditën e djeshme të vendimit nga ana e Bankës Qëndrore të Kosovës ku lejon vetëm euron për transaksione në kesh në këtë territor.
Theksohet se ky vendim është marrë me shpejtësi dhe i pabazuar, çka do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit sërb në Kosovë, ku në masë të madhe varet prej pagesave me dinarë sërb nga Sërbia.
"Në pamjaftueshmëri të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca bën thirrje për pezullim urgjent të kësaj mase me qëllim sigurimin e periudhës së mjaftueshme tranzitore. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian” shtohet në deklaratë.
0 komentet