Staroviq: Listat e serbëve për arrestim janë hakmarrje e Prishtinës
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka vlerësuar se listat e serbëve për arrestim të bëra nga autoritetet në Prishtinë janë akt hakmarrjeje, transmeton Kurir.
“Qindra serbë janë të parashikuara për arrestim. Personat që ishin në shërbim deri para një muaji tani po akuzohen për krime lufte. Bëhet fjalë për hakmarrje dhe kjo është e qartë për të gjithë”, tha Staroviq.
Staroviq ka lavdëruar popullin serb në Kosovë dhe luftën dhe këmbënguljen e tij.
“Jam dakord me faktin që një pjesë e BE-së hesht dhe kjo interpretohet si shenjë miratimi dhe është realisht e papranueshme që ne ta lejojmë këtë sjellje të Kurtit, tha Staroviq dhe shtoi se serbët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshin nga institucionet.
Staroviq thekson se është obligim i KFOR-it të kujdeset për sigurinë e serbëve.
“Ekskluzivisht, obligim i misionit të KFOR-it është që të kujdeset për serbët nga Kosova dhe Metohia dhe për këtë nuk dua të flas në këtë moment, deri më tani kemi pasur bashkëpunim të mirë me ta. Pas plot 23 vitesh dhe miratimit të rezolutës 1244, ne duhet të jemi të duruar. Pres që të vijë përgjigja”, ka thënë Staroviq.
Staroviq iu referua kërkesës së Qeverisë së Serbisë për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë.
Në pikën 4 të rezolutës 1244 thuhet qartë se kur bëhet fjalë për kthimin e forcave tona të sigurisë, ato do ta miratojnë”, pčrfundoi Staroviq.
0 komentet