Staroviq: “Rendi” i Kurtit pjell terror, BE duhet të reagojë

Nemanja Starović
Burim: Kosovo online

​​​​​​​Ministri për integrimin europian i Sërbisë Nemanja Staroviq ka thënë se incidenti i sotshëm me maturantët në Mitrovicën e Veriut, paraqet shkelje të vlerave europiane të lëvizjes dhe sigurisë dhe theksoi se BE duhet të reagojë.

Staroviq në publikimin në rrjetin social X, ka ndarë dhe pamjet në të cilat shikohet sesi pjestarët e Policisë Kosovare sillen me maturantët nën konstatimin se “Rendi’ i Kurtit pjell terror“.

“Pamjet shokuese zbuluan brutalitetin e policisë kosovare ndaj maturantëve sërbë-egërsi dhe shtyrje duke i’u mohuar gëzimit të diplomimit. Kjo është shkelje e vlerave europiane të lëvizjes dhe sigurisë! “Rendi” i Kurtit pjell terror. BE duhet të reagojë dhe mbrojë rininë tonë” ka theksuar Staroviq.