Staroviq: Serbët janë të vendosur të mos lejojnë sundimin e kryetarëve të paligjshëm

Nemanja Starović
Burim: Prt. Scr.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka theksuar se prania e fortë e KFOR-it në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk i ka penguar “banditë policore të hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë”.

Staroviq ka shkruar në Twitter se serbët janë mbledhur në numër të madh që nga mëngjesi i sotëm para selive të komunave në veri të Kosovës - Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, duke shtuar se janë të vendosur të mos lejojnë sundimin e kryetarëve të paligjshëm shqiptarë të zgjedhur me një deri në tre për qind të votave.

“Një tubim i madh i serbëve që nga mëngjesi para selive të komunave në veri të Kosovës”. Ata janë të vendosur të mos lejojnë sundimin e kryetarëve të paligjshëm shqiptarë të zgjedhur me një deri në tre për qind të votave”, ka shkruar Staroviq.

Ai shton se megjithatë, prania e fortë e KFOR-it nuk i ka penguar banditë policore të hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë, me postimin e një lidhjeje për lajmet në anglisht për dislokimin e forcave të mëdha të KFOR-it në Leposaviq dhe Zubin Potok.