Staroviq: Sërbia mbështet idenë e anëtarësimit gradual në BE
Sërbia mbështet aktivshëm idenë e anëtarësimit gradual në Unionin Europian, sepse ato mundësojnë përfitime më të hershme për qytetarët dhe ekonominë, nën angazhim të qartë për anëtarësim të plotë, ka thënë ministri i integrimit europian të Sërbisë Nemanja Staroviq.
“Dokumenti franko-gjerman në formën e non-pejperit që u prezantua praktikisht gjatë samitit në Tivat, paraqet shkallë të rëndësishme në proçesin intensiv të dialogut apo debateve që Brukseli zhvillon, e pikërisht mbi temën e ndryshimeve të mundshme, përmirësimit të metodologjisë së procesit të zgjerimit të Unionit Europian” ka thënë Staroviq për Juronjuz Sërbia.
Ai shtoi se ky dokument përputhet në tërësi me idetë që u shprehën më herët nga presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
"Ai përputhet tërësisht me ato ide që Vuçiq dhe Rama paraqitën disa muaj më parë në tekstin e përbashkët autorial, por e gjithë kjo mbledh kontribute pikërisht nga ky debat që udhëhiqet dhe që vijon”, tha Staroviq.
Ministri preçizoi se çfarë sjell non-pejperi-thjeshtim të procedurave, qasje më të hershme në pjesë të tregut unik dhe periudhat tranzitore për vetot.
"Non-pejperi parashikon që shtetet kandidate mund t'i bashkohen dimensioneve të caktuara të tregut unik europian para anëtarësimit me të drejta të plota në Unionin Europian dhe kjo është diçka që është e dobishme dhe për këtë ne në çdo mënyrë e përshëndesim", tha Staroviq.
Ai komentoi dhe kërkesat për harmonizim total me politikën e përbashkët të jashtme dhe politikën e sigurisë të BE nën vërrejtjet e kancelarit Merc në Tivat.
"Mendoj se ne e kemi vendosur shumë vite më parë dhe gjëja është zgjedhje strategjike jona, atë çka deklarojmë dhe punojmë intensivisht në atë që të bëhemi anëtar i Unionit Europian", tha ministri Staroviq.
Ai theksoi se Sërbia nuk dëshiron të bllokojë Unionin Europian nga brenda, por që nuk do të heqë dorë nga kooperimi i dobishëm me partnerë të tjerë ndërsa është në procesin e anëtarësimit.
"Më e rëndësishme nga gjithçka është të fitojmë mundësinë për të realizuar plotësisht këto katër liri europiane: lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve përmes aksesit në Marrëveshjen e Shengenit dhe lirinë e plotë të lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe shërbimeve përmes aksesit të plotë në tregun unik europian. Dhe çdo propozim që na çon hap më afër realizimit të këtyre katër lirive, për ne është absolutisht i pranueshëm dhe e përshëndesim", tha Staroviq.
Ministri konfirmoi se Sërbia po punon intensivisht në përmbushjen e kushteve teknike.
"Ajo çka ne nisëm të bëjmë dhe mendoj se dhe vetë formimi i ekipit operativ kontribuoi ndjeshëm në të, është të mos fokusohemi vetëm në këtë moment të ngërçit politik, por të punojmë intensivisht në krijimin e parakushteve për çeljen e Kapitullit 2, si dhe Kapitullit 5", tha Staroviq.
Ai shprehu besimin se Sërbia deri në fund të qershorit do të jetë gati teknikisht dhe se sapo të zgjidhet ngërçi politik, kapitujt do të çelen shpejt, ndoshta njëkohësisht.
Kur është fjala për formimin e Këshillit të REM, Staroviq kujtoi përfshirjen e procesit dhe bëri thirrje për heqjen dorë nga abuzimi me veton.
"E vetmja mënyrë për të avancuar sesi ky proces të ringjallet, për t’a përfunduar me sukses sipas gjykimit tim modest, është ajo që ata që u morën e më pas abuzuan me të drejtën e vetos, përmes saj dhe karriges bosh, të heqin dorë nga abuzimi me këtë të drejtë", spegoi Staroviq.
Ministri konkludoi se Sërbia mbetet strategjikisht e përkushtuar ndaj Unionit Europian, nën qasje pragmatike që qytetarëve dhe ekonomisë u sjell përfitime konkrete në rrugën drejt anëtarësimit me të drejta të plota.
0 komentet