Staroviq: Serbia nuk po shkel asnjë marrëveshje në kuadër të dialogut, por po përpiqet të ndihmojë popullatën e saj në Kosovë
Ministri serb i punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Nemanja Staroviq, në përgjigje të kritikave të BE-së, theksoi se Serbia, duke miratuar Projektligjin për shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, nuk ka shkelur asnjë marrëveshja të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Ai sqaron se ligji i propozuar parashikon vendosjen e përfitimeve sociale për personat e papunë, si dhe për personat mbi 65 vjeç që nuk kanë fituar të drejtën e pensionit, gjë që, shton ai, nuk cenon as shkronjën dhe as frymën e asnjë marrëveshje ekzistuese.
“Me miratimin e Projektligjit për shpalljen e KA Kosovë dhe Metohi si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Projektligji i lartpërmendur parasheh vendosjen e përfitimeve sociale për personat e papunë, si dhe për personat mbi 65 vjeç të cilët nuk kanë fituar të drejtën e pensionit, gjë që nuk cenon as shkronjën dhe as frymën e asnjë marrëveshjeje ekzistuese”, tha Staroviq.
Për më tepër, thekson ai, e drejta e Serbisë për të ndihmuar materialisht dhe financiarisht popullatën në Kosovë nuk vihet në pikëpyetje as në planin e Ahtisarit, të cilin Prishtina e zbaton në mënyrë të njëanshme.
Ai beson se BE-ja duhet t'i kushtojë vëmendje sjelljes së Prishtinës, e cila kërcënon vazhdimisht dhe sistematikisht të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit serb.
“Në vend që të vë në dukje shkeljen inekzistente të marrëveshjeve të arritura nga Beogradi, do të ishte shumë më kuptimplotë nëse zëdhënësja e BE-së së paku do t'i referohej mohimit të përhershëm dhe sistematik të të drejtave themelore njerëzore, politike dhe ekonomike për pjsëtarët e komunitetit serb që po e bën regjimi i Albin Kurtit, i cili vërtet, haptazi dhe paturpësisht shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel”, përfundoi Staroviq.
0 komentet