Staroviq: Vuçiq në mënyrë argumentuese foli për problemet e sërbëve në Kosovë, hile të ulëta të Prishtinës

nemanja starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq ka thënë për Kosovo onlajn se të gjithë qytetarët e Sërbisë mund të jenë krenarë në atë që presidenti Aleksandar Vuçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB, foli për problemet e sërbëve në Kosovë, ndërsa Prishtinës i shërbyen hiletë e ulëta.

"Mendoj se vetëm ne si qytetarët e Republikës së Sërbisë mund të jemi veçse krenarë pasi ndoqëm seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të KB, sesi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në një mënyrë shumë sistematike dhe argumentuese mbarë bashkësisë ndërkombëtare, i prezantoi se cilat janë problemet me të cilat ndeshen pjestarët e komunitetit sërb në Kosovë, por dhe tha në një raport mjaft hipokrit të një pjese të perëdimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre vuajtjeve të bashkatdhetarëve tanë”, tha Staroviq.

Ky i fundit shtoi se, nga ana tjetër, Prishtina nuk kishte asgjë për të ofruar veçse hileve të ulëta. “Delegacioni prishtinas përveç disa hileve mjaft të ulëta tërësisht të papërshtatshme në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, nuk kishte për të ofruar asnjë kundërargument konkret. E vetmja çka mund të bënin dhe përherë e bëjnë, është të tentojnë të ushqejnë disa narrativa të vjetra 25-vjeçare”, tha sekretari i shtetit.

Thekson se seanca e djeshme e Këshillit të Sigurimit të KB në fakt ishte një tjetër etapë, padyshim shumë e rëndësishme në luftën e gjatë dhe të pandalshme të Republikës së Sërbisë për mbrojtjen e interesave vitale kombëtare sërbe.

“Kjo, para së gjithash ka lidhje me mbrojtjen e bashkatdhetarëve që në Kosovë e Metohi jetojnë dhe ajo luftë, sigurisht, do të vijojë me egërsi të pashuar për ditët, muajt dhe trembem se dhe me vite do të jenë para nesh. Sido që të jetë, na mbetet që me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq mbajmë qëndrime të palëkundura në këtë rrugë diplomatike”, konkludon Staroviq.

Kur është në diskutim vendimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE për të bërë ndryshime në kornizën e negociatave për Kapitullin 35 me Sërbinë, Staroviq bën të ditur se kjo nuk paraqet ndonjë surprizë pasi, prej muajsh, siç bën të ditur ai, kemi qenë dëshmitarë dhe duke njoftuar se diçka e tillë do të ndodhte.

"Megjithatë duhet të kemi parasysh disa gjëra, e mbi të gjitha se bëhet fjalë rreth vendimit të njëanshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE, pra rreth të cilës Sërbia nuk u konsultua dhe në cilën mund të ndikojë. Me ndryshimin e kuadrit të negociatave për Kapitullin 35 ata me të vërtetë tentojnë t’i imponojnë Sërbisë detyrime të cilat ajo në asnjë rast nuk do t’i pranonte” thotë Staroviq duke vijuar.

"Konkretisht pra duke cituar vetë Marrëveshjen e Ohrit, por pa rezerva dhe gardhe të shprehura nga ana e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë vetë konkludimit të kësaj marrëveshjeje dhe menjëherë pas saj plotësisht në përputhje me Konventën e Vjenës dhe marrëdhëniet diplomatike, Sërbisë, po e përsëris, i imponohen detyrime që nuk i ka pranuar”.

Staroviq thekson se madje dhe kur “flasim rreth atyre detyrimeve që nuk mbulohen nga ato dy rezerva dhe dy linjave të kuqe, ndërsa nënkuptojnë mospranimin tonë të njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të Prishtinës në organizmat ndërkombëtare të KB dhe gjithë agjencive të KB madje edhe përkundër gjithë kësaj nuk flitet për diçka që duhet të jetë mjaft e qartë nga aspekti i sensit të shëndoshë, e kjo është se asnjë nga detyrimet që Sërbia ka pranuar, nuk mund të shkojnë në radhë pa përmbushur më parë atë që Prishtina ishte e detyruar para kësaj më shumë se 11 vite më parë që është-formimi i BKS.

“Kjo në tekstin e ndryshuar të kornizës së negociatave, në një mënyrë mjaft të paforcuar përmendet vetëm përmes fjalisë se çështja e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit vijon të zgjidhet përmes dialogut të Brukselit.

Në praktikë, pra ky vendim i ministrave të punëve të jashtme të BE, nuk do të çojë në ndonjë ndryshim thelbësor, sigurisht që do të përfaqësojë një tjetër pengesë në rrugën e anëtarësisë së Sërbisë në BE, por fatkeqësisht të tilla pengesa as sot nuk kanë munguar. Sado e thjeshtë që ka qenë deri më tani, nëse do të na çelet porta e anëtarësimit, kur dhe në çfarë mënyre do të vendoset para së gjithash në Bruksel. Pra, asgjë e re” ka thënë Staroviq.