Stojanoviq: Komunitetet serbe “kanë marrë” 100 për qind më shumë incidente të motivuara etnikisht
Këshilltari për Politikë të jashtme i kryeministres të Serbisë, Nikolla Stojanoviq, tha se që nga viti 2021, komunat serbe në Kosovë “kanë marrë” 100 për qind më shumë incidente të motivuara etnikisht.
Stojanoviq, duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dhjetë komuna me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë para nga buxheti për kokë banori sesa komunat me shumicë shqiptare, deklaroi se komunitetet serbe në Kosovë janë të ekspozuara ndaj sulmeve të vazhdueshme të motivuara etnikisht dhe urrejtjes.
“Përveç kësaj, ata "kanë marrë" mesatarisht 100 për qind më shumë incidente të motivuara etnikisht dhe krime të urrejtjes (në tërësi). Krahasuar me Serbinë qendrore, Ballkanin, madje edhe gjithë Evropën. Statistika të shkëlqyera. Shifra edhe më të mira nëse shikojmë shifrat më të larta globale të personave të zhvendosur pas konfliktit që nuk janë kthyer dhe rezultatet 'mbresëlënëse' të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe (të gjitha për kokë banori). Gjithçka është intensifikuar që nga viti 2021”, tha Stojanoviq.
0 komentet