Vuçiq: Qeveria vendosi të dorëzojë kërkesë për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë dhe Metohi
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në mbledhjen e qeverisë mbrëmjen e sotme, vendimi është ndërmarrë njëzëri përmes formës elektronike dhe mëngjesin e nesërm do t'i dorëzohet në vendkalimin administrativ kërkesa për kthimin në Kosovë të forcave serbe të sigurisë, komandantit të KFOR.
"Kërkesa është konform Rezolutës së OKB së OKB 1244 për kthimin e një numri të kufizuar forcash nga qindra deri në 1000 në Kosovë e Metohi. Vendimi është ndërmarrë njëzëri në respektim të së drejtës ndërkombëtare“, ka sqaruar Vuçiq i cili mori pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar me ftesë të kryeministres.
Vuçiq për tv publik RTS, ka thënë se në këto momente, kthimi i forcave sërbe të sigurisë, është e rëndësishme për të mbrojtur popullsinë sërbe dhe mbi të gjitha ajo çfarë parashikohet në Rezolutën e OKB 1244 dhe kjo është kontrolli në vendkalimet.
"Ky do të ishte vendim i mirë, por jemi të sigurtë në bazë të të gjitha deklarimeve të deritashme, nuk do të pranohet, por megjithatë do presim dhe shohim“, ka thënë ai.
Vuçiq ka kujtuar se kjo është e para herë që qeveria e Sërbisë ndërmerr një vendim të këtij karakteri me iniciativën e vet.
Ai vuri në dukje se ka patur pretendime se qeveria e Zoran Gjingjiq veproi në vitin 2003, por shtoi se kryeministri i atëhershëm Gjingjiq kryejti një lëvizje politike duke i dërguar letër Këshillit të Sigurimit të OKB jo të shoqëruar me kërkesë formale.
0 komentet