Studentet e Kosovës: Situata gjithnjë e më e rëndë, nuk mundemi as t’a mendojmë se çfarë na pret...
Studentët e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës jetojnë dhe shkollohen në situatë të vështirë ku është tejet e komplikuar me heqjen e dinarit, pasi as ata nuk mund të tërheqin kreditet dhe bursat e tyre.
Janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, pasi siç thonë “nëse është kështu në fillim të jetës profesionale-nuk mund as t’a imagjinojnë se çfarë mund t'u ndodhë deri në fund të studimeve”.
Studentja e studimeve master dhe bashkëpunëtore mësimore në Katedrën për psikologji në Fakultetin e Filozofisë në Mitrovicën e Kosovës, Kristina Millutinoviq, thotë se jeta studentore në Kosovë është shumë e komplikuar.
"Të gjithë janë të njohur me sfidat dhe pengesat me të cilat përballen përditë studentët tanë në Kosovë e Metohi. E gjithë kjo e bën jetën jashtëzakonisht të vështirë për të gjithë në Kosovë, përfshirë studentët. Egzistojnë pengesa të mëdha dhe vetë ardhja dhe largimi i studentëve dhe profesorëve është e pamundur”, thotë Millutinoviq për Kosovo Onlajn.
Për shkak të problemeve me mjetet monetare, studentët luftojnë për të mbijetuar, shprehet ajo.
“Nuk kanë mundësi të tërheqin të hollat me të cilat paguajmë akomodimin, mencën. Qendra studentore dhe Universiteti arrijnë të gjejnë mënyrën dhe zgjidhjen sesi të ruajnë nivelin që kanë ndërtuar ndër vite. Kemi shpresë por përveç shpresës ka edhe frikë të jashtëzakonshme. Një numër i madh studentësh po mendojnë të transferohen në fakultete të tjera”, rrëfen kjo grua e re.
Studentja prorektore e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës Jovana Shmigiq thekson se për studentët e Kosovës është mjaft e rëndësishme t’u krijohet rasti për t’u përmirësuar dhe mësuar.
"E rëndësishme është të dimë dhe të kemi mbështetje nga të gjitha organet qeverisëse në Sërbi, se janë gjithmonë këtu për ne dhe n’a ofrojnë mundësi të reja të vijojmë në rrugën tonë, ndonëse jetojmë në kushte të vështira” ka thënë ajo.
Shprehet se problem më vete është dhe ndalimi i dinarit, pasi studentët nuk kanë mundësi të tërheqin kreditet dhe bursat.
"Kjo n’a krijon shumë halle. Të gjithëve na duhet të shkojmë në Sërbinë qëndrore por nuk e kanë të gjithë këtë mundësi për t’a bërë këtë vazhdimisht… E gjithë kjo na pengon të funksionojmë normalisht. Dikush pastaj duhet të tërheqë paratë në vendin tonë. Por edhe kjo nuk është aq e thjeshtë. Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Dhe duke qenë se jemi vetëm në fillim të rrugëtimit tonë-mund t’a imagjinoj se si do të jetë”, pranon Shmigiq.
Megjithatë, thekson se studentët përpiqen që kjo të mos i pengojë në dëshirën e tyre për t'u përmirësuar dhe përparuar.
"Prej vitesh këtë e kemi dëshmuar. Universiteti ynë prodhon juristë, mjekë, sociologë, filozofë të rinj... Kjo është dëshmi se ne dëshirojmë të mësojmë e punojmë në të gjithë arsimin pavarësisht të gjitha pengesave" thotë Shmigiq.
Kjo e fundit shtoi se bashkëpunimi është i shkëlqyer mes kolegëve në Universitet.
“Vajzat janë shumicë në Universitetin tonë, por përherë gjejmë mbështetje të madhe nga kolegët tanë, nuk kemi pasur probleme të mëdha në punë dhe në të mësuar”.
komentet