Kryepeshkopi Porfiri u dorrëzoi bursa gjimnazistëve dhe studentëve nga Kosova: Nëse do t’ju braktisja, do braktisja veten time

gracanica nagrade patrijarh
Burim: Kosovo Online

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Sërbe Porfiri sot në Shtëpinë e Kulturës në Graanicë u ka dorrëzuar bursat gjimnazistëve dhe studentëve nga Kosova, të cilat ndahen nga Fondacioni Sima Andrejeviq Igumanov, njërit prej bamirësve më të mëdhenj të kishës dhe themeluesit e shkollës Teologjike të Prizrenit “Shënjt Kirili dhe Metodi”.

Kryepeshkopi Porfiri tha se Kosova është kjo që është.

“Është krejtësisht e gabuar të mendosh se dikush mund të jetë diçka tjetër nëse largohet nga vetja, nëse unë do të isha larg jush, dhe nëse do t’ju lija, në fakt do të largohesha nga vetja dhe kjo nuk është e mundur”, tha Porfiri.

Duke folur rreth Fondacionit Sima Igumanov, ai tha se KOS ka dëshirë të punojë në zgjerimin e këtij fondacioni duke përfshirë njerëz që duan të ndihmojnë.

“Kemi ardhur të ushtrojmë dashuri dhe bindje në raport me atë që e dinte se kur do dhe kur dashuron atëherë është dishepull i Krishtit, për të ushtruar besimin e dashurisë së Sima Igumanovit, që është degë e Kosovës e Metohisë, e ndau në dy pjesë zemrën dhe njërën ja dha shkollës teologjike të Prizrenit, ndërsa pjesën tjetër i’a la rinisë së Kosovës e Metohisë, atyre që mësojnë dhe rriten. Nga Fondacioni Sime Igumanov, një pjesë i jepet shkollës teologjike, ndërsa tjetra studentëve në K&M”, tha Porfiri.

Ky i fundit shtoi se dashuria ndaj Zotit është ajo që nisi Sima Igumanov ndërsa KOS mori pjesë në kwtë dashuri.

Peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi i uroi mirëseardhje kryepatriarkut në Kosovë dhe tha se vendimi për të kaluar Krishtlindjen me popullin sërb në Kosovë paraqet dashurinë e tij hyjnore ndaj të gjithëve.

“Këto ditë të gëzuara janë të veçanta për ne për shkak të vizitës suaj dhe të shërbimit dhe lutjeve që i përcollët Zotit. Ne mbetemi në Kosovë dhe Metohi me vullnetin dhe ndihmën e Zotit dhe kjo është më e rëndësishmja. Ky vullnet reflektohet në gjithçka që përjetojmë në K&M, në kryqëzimin tonë, por edhe në rehabilitimin tonë, gjë që dëshmohet nga shkatërrimi i vendeve të shenjta në vitet 1999 dhe 2004. Ndërsa Ju, shenjtëria Juaj, ndihmoni që shkolla teologjike të funksionojë, të jetojë dhe të punojë, në mënyrë që profesorët dhe punëtorët të jenë të kënaqur dhe nxënësit të lumtur”, ka thënë peshkopi Theodhos.

Para studentëve që përfituan bursat nga Fondacioni Sima Igumanov, ka folur Anica Saviq, studente e Akademisë së Studimeve Profesionale duke falenderuar patriarkun dhe KOS për mbështetjen e tyre në kohë të vështira për popullin sërb në Kosovë.

“Me këtë rast dua të falënderoj patriarkun dhe KOS pasi përherë janë me ne, me njerëzit tanë në K&M, çka na mësuan se si të mbajmë këto momente të vështira me kujdesin e tyre. Faleminderit për çdo ndihmë, për fjalët e ngrohta dhe dorën e zgjatur, për ne kjo do të thotë shumë pasi e dimë se nuk jemi vetëm” tha Saviq.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë, Zhivojin Rakoçeviq, tha se në këtë moment askush nuk ka nevojë më shumë për peshkopin Porfir sesa sërbët e Kosovës.

"Faleminderit kryepeshkopit që këto ditë i kalon me ne, faleminderit për dashurinë tuaj, sepse dashuria shumëfishohet vetëm kur ndahet. Askush nuk ishte më i lumtur për ju në këtë moment sesa sërbët kosovarë. Mesazhi i tyre i veçantë është: Mos na lër. Në këtë moment Ju hyni dhe në kishën e Shënjt Kryeengjëllit Mihajllo në Rakitnicë, të cilën na e mbajtën peng e më pas e kthyen, ju me dashuri i çelët dyert e saj ashtu sikurse qindra të tjera që vështirë ose kurrë nuk i vijmë”, tha Rakoçeviq.

Në seancën kurorëzuese asistuan Kori bizantin "Mojsije Petroviq" nga Beogradi, Shkolla e Baletit e Qendrës Kulturore "Graçanica", Shkolla e Muzikës "Stevan Mokranjac" dhe artistët e rinj të vlerësuar me çmime Pavlina Radovanoviq, Andrej Mihajloviq, Helena Iniq dhe Helena Popoviq.