Surliq: Prishtina nuk është e gatshme të formojë Asociacionin e Komunave Serbe
Docent në Fakultetin e Shkencave Politike, Stefan Surliq, beson se Prishtina nuk është e gatshme për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se nuk ka asnjë hap të dukshëm nga ana e Kosovës që do të çonte në de-përshkallëzimin e situatës në veriun, raporton Blic.
“Gjithashtu, nuk shohim asnjë hap drejt qetësimit të tensioneve, përkundrazi mbeten të gjitha këto çështje, që nga shpronësimi i tokave, përmes kryetarëve të paligjshëm e deri te problemet e barnave, transportit e gjithçka tjetër dhe nuk ka fare dëshirë për t'u zgjidhur ato në thellësi dhe në mënyrë të përhershme”, ka thënë Surliq për Tanjug.
Ai shtoi se qëllimi kryesor, mbi të gjitha i atyre që udhëheqin dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është që të krijohen kushte të tilla që serbët nga veriu të kthehen në institucione, edhe pse kjo duket si një synim i paarritshëm për momentin, nga asyja e thjeshtën se Prishtina nuk ka ndërmarrë asnjë hap që do të çonë në stabilizimin e situatës në terren dhe që do të inkurajonte serbët dhe do të krijonte një minimum besimi se ata mund të marrin pjesë edhe një herë në institucione, por edhe se këto institucione kanë vërtet kompetenca që mbrojnë të drejtat e tyre të veçanta.
Surliq beson se administrata amerikane është e përkushtuar në radhë të parë për shuarjen e zjarrit dhe se në këtë moment nuk është në interesin e tyre përshkallëzimi i konfliktit, si dhe se kanë vendosur vijat e tyre të kuqe, por se nuk ka gatishmëri për sanksione më serioze kundër autoriteteve në Prishtinë.
“Ata thanë se nëse nuk ka përparim, pasojat do t'i vuajë edhe Prishtina, por ne ende nuk shohim ndonjë politikë më të rreptë të SHBA-së ndaj qeverisë së Albin Kurtit dhe për këtë arsye gjithçka që po ndodh në veri e lexoj si lloj i menaxhimit të konfliktit me mundësi të kufizuara”, tha Surliq.
komentet