Surlliq: Askush nuk e di të saktë çfarë do të thotë njohja de fakto e Kosovës, evidentuar në planin franko-gjerman
Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq beson se askush nuk e di çka nënkupton mesazhi të cilën presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen i dërgoi Sërbisë rreth pritshmërive për njohjen de fakto të Kosovës, por thekson se kjo mund të vështrohet në bazë të pikave të dakordësuara që janë në planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit.
"Për herë të parë atë term e dëgjuam në deklaratën e tre liderëve më të fuqishëm të BE, kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit të Francës Emanuel Makron dhe kryeministres së Italisë Xhiorxhia Meloni. Askush nuk e di se çfarë do nënkuptohet saktësisht, por në bazë të pikave për të cilat tashmë është dakordësuar në marrëveshjen franko-gjermane dhe aneksin në Ohër, mund të supozojmë se bëhet fjalë për pranimin e dokumenteve të lëshuara nga ana e institucioneve të Prishtinës, pastaj prezantimin e Kosovës pa yllin dhe shenjat e UNMIK në forumet rajonale dhe braktisja e politikës së bllokimit të Kosovës në planin ndërkombëtar dhe vazhdimi i politikës së njohjes së pavarësisë së Kosovës”, thotë Surlliq për Kosovo Onlajn.
Surlliq spegon se pikat specifike të listuara janë ato që mund të dëgjoheshin në periudhën e kaluar dhe ato që zyrtarët europianë përsëritën si pritshmëri që Beogradi duhet t'i përmbushë.
0 komentet