Fon der Lajen: Zbatoni marrëveshjen e Ohrit, është i nevojshëm edhe formimi i BKS
Presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, ka qartësuar deklaratën e saj të bërë në Prishtinë se pret që Sërbia të dorrëzojë njohjen de fakto, tha se bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Fon der Lajen në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, theksoi se marrëveshja e Ohrit parashikon hapa të caktuar çka është dhe pranimi i disa dokumenteve të Kosovës.
"Bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit e cila parashikon hapa të diferencuar, njohjen e dokumenteve të caktuar. Gjithashtu, është e nevojshme të formohet BKS, çka duhet të zbatohet nga Kosova dhe që do të çelë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve, ku është parakusht i domosdoshëm për rrugën europiane” tha Fon der Lajen, duke i‘u përgjigjur pyetjes se çfarë nënkupton njohjen de facto ku egzistojnë pesë anëtarë të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Dialogu e vetmja rrugë drejt përparimit
Fon der Lajen ka thënë se dialogu nën ndërmjetësimin e BE është e vetmja rrugë drejt përparimit në procesin e normalizimit të raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës dhe theksoi se Prishtina duhet të zbatojë draftin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa Sërbia në qasjen e e implementimit të marrëveshjeve egzistuese.
Ajo vuri në dukje se ka rëndësi thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të dy palëve zbardhja e rastit të konfliktit në Banjskë dhe që përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. „Normalizimi mes Sërbisë dhe Kosovës ka rëndësi vendimtare për zgjidhjen e tensioneve. Sulmi në Banjskë më 24 shtator është i papranueshëm. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi” tha Fon der Lajen.
Kjo e fundit theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes dy palëve është i rëndësishëm edhe për përparimin e Beogradit dhe Prishtinës në rrugën drejt BE.
“Në këtë kuptim, është e rëndësishme që Kosova të zbatojë statutin e BKS, ndërsa Sërbia të implementojë marrëveshjet egzistuese. Dialogu me ndërmjetësimin e BE është rruga për qetësimin e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve, si dhe anëtarësimin në BE” theksoi ajo.
Fon der Lajen theksoi se zgjerimi, kur merren parasysh të gjitha konfliktet në botë dhe situata gjeopolitike, është në krye të axhendës së BE.
"Kjo është kohë e turbulencave globale dhe për këtë na duhet të forcojmë unitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë, ndërsa zgjerimi është mënyra për t‘a arritur këtë. Ne dëshirojmë që Sërbia t’i bashkangjitet Unionit tonë, kjo ofertë bazohet në besim, reciprocitet dhe partneritet. Ky është premtim paqeje dhe prosperiteti e gjithashtu mundësi unike pikërisht tani që askush tjetër nuk mund t‘a krahasojë. Unë me të vërtetë shpresoj dhe jam e bindur se do t‘a përfitoni këtë moment“ tha Fon der Lajen.
Sërbia, tashmë është një nga vendet më të avancuara në rrugën e anëtarësimit në BE falë progresit të mirë të arritur në të kaluarën.
Ajo tha se në kuadër të planit investues për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliardë eurosh, janë realizuar projekte si parku me erë në Kostolac dhe interlidhja e gazit mes Sërbisë dhe Bullgarisë.
„Vitin që shkoi kemi pasur krizë serioze energjitike, por duke punuar së bashku ndihmuam për të kapërcyer krizën. Koha do të tregojë se së bashku mund të kapërcejmë të gjitha vështirësitë”, tha Fon der Lajen.
Ajo tha se BE ka plan me katër hapa për vendet e rajonit. E para, thotë ajo, është hapja e tregut të BE për kompanitë nga Ballkani Perëndimor, e dyta është që vendet e rajonit të hapin ekonomitë e tyre ndaj fqinjëve për të krijuar treg të përbashkët të Ballkanit Perëndimor.
Hapi i katërt, theksoi ajo, është zbatimi i reformave, të cilat çojnë në hapin e katërt, e këto janë investimet.
Fon der Lajen ka thënë se në kuadër të planit të rritjes, parashikohen 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor.
„Plani i rritjes do të përshpejtojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurojë vende të reja pune dhe përshpejtojë anëtarësimin” përmbylli Fon der Lajen.
Kjo e fundit duke folur për planin e zgjerimit të BE deri në vitin 2030, theksoi se procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita.
Ndaj, siç tha ajo, egzistojnë afatet-“nëse arrin rezultat, shkoni përpara”.
“Lufta në Ukrainë çoi në turbulenca, BE në krye të axhendës së vet ka temën e zgjerimit dhe vendet kandidate duhet të jenë gati për zgjerim, për këtë është e rëndësishme të shfrytëzojmë momentin që kemi. Të shfrytëzojmë këtë moment për të bërë përparim. Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, si ne dhe ju, hajde t’i bëjmë këto" tha Fon der Lajen.
0 komentet