Surlliq: Deri në zgjedhjet pa lëvizje radikale nga autoritetet në Prishtinë, por me njoftime për vazhdimin e shfuqizimit të pranisë së Serbisë
Profesori asistent i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surlliq, nuk pret lëvizje tepër radikale nga autoritetet e Kosovës në veri deri në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt, por beson se fushata e tyre zgjedhore do të bazohet në atë se si veriu është integruar plotësisht dhe se si janë shfuqizuar institucionet e Serbisë.
Gjithashtu është e mundur, thotë ai, që zbatimi i vendimit për hapjen e urës kryesore mbi Ibër të shtyhet për periudhën pas zgjedhjeve.
“Por sigurisht që do të vazhdohet me njoftime se edhe ato elemente të vogla, si të thuash, të prezencës së shtetit të Serbisë dhe Beogradit do të shfuqizohen, sa i përket administratës dhe disa strukturave komunale. Sa i përket shëndetësisë dhe arsimit, tani për tani aktorët ndërkombëtarë thonë se këto janë vija të kuqe dhe se ekzistenca varet prej tyre. Mendoj se Prishtina nuk do të reagojë ndaj atyre institucioneve në periudhën e ardhshme, edhe pse, për fat të keq, gjithnjë e më shumë dëgjojmë nga përfaqësues të policisë dhe nga disa përfaqësues të pushtetit në Prishtinë se sistemi shëndetësor dhe arsimor janë problem i madh për strukturat e Kosovës”, thotë Surlliq për Kosovo online.
0 komentet