Takimi në nivel të lartë në Bruksel pritet së shpejti, krahas punës për formimin e BKS
Realisht pritet takim mes Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit në Bruksel e njëkohësisht me të edhe puna për formimin e BKS, konkludojnë bashkëbiseduesit për Kosova onlajn me rastin e takimit të afërt në nivel të lartë në Bruksel, pas “shatëllit” diplomatik prej përfaqësuesve europianë dhe amerikanë gjatë 20 ditëve të kaluara.
Bashkëbiseduesit tanë theksojnë se çështja është nëse ishte e mençur që me gjasa perëndimi të vendoste në këtë moment për një marrëveshjeje kalimtare për shtyrjen e negociatave e mandej marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe nëse nuk ka më ndonjë justifikim për mosformimin BKS ku Vuçiq mori iniciativën dhe gjithë peshën e ngjarjeve të ardhshme ta përcillte drejt Prishtinës.
Suzana Grubjeshiq nga Qendra për Politikë të Jashtme thekson për Kosovo onlajn se nëse Beogradi dhe Prishtina pajtohen me planin europian, realisht kjo do të ishte vazhdim i dialogut në Bruksel.
"Fundi i këtij zbarkimi diplomatik është pikërisht për të mundësuar vazhdimin e dialogut pas një kohe të gjatë dhe për t'i dhënë fund diplomacisë së krizës që ishte e nevojshme pas incidenteve të rënda në veri të Kosovës e Metohisë. Paralelisht me vazhdimin e dialogut, pres fillimin e punës për formimin e BKS pasi është obligim i mëparshëm dhe nuk ka më justifikime apo spegime racionale për vonesën e saj dhjetëvjeçare", thotë Grubjeshiq.
Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunuesi i lartë i Këshillit për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, Bodo Veber për portalin tonë thekson se është e qartë se negociatat pas vizitës së Llajçakut, janë kthyer në udhën normale negociuese- negociatat e drejtpërdrejta në Bruksel, në kuadër të pranimit bazik të projektpropozimit me rezerva të caktuara si nga ana e Vuçiq, ashtu edhe prej qeverisë së Kosovës lidhur me pikat individuale të projekt-marrëveshjes, në vend të shantazhit, duke fajësuar njërën palë si politikë destruktive “lër ose mer”.
"Në kuadrin e duhur të negociatave, tani do të tregohet nëse palët janë vërtet konstruktive apo po veprojnë vetëm taktikisht për të mos arritur një marrëveshje, e kjo bëhet në mënyrë që të fajësohet pala tjetër. Për më tepër, pyetja kryesore mbetet-për përshtatshmërinë e propozimit, nëse ishte e mençur që perëndimi të vendoste në këtë moment për një marrëveshje të përkohshme, rrjedhimisht të shtynte për më vonë negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse" thotë Veber duke shtuar se kur bie fjala për pesë vendet anëtare të BE të cilat nuk e njohin si shtet Kosovën, projekt-propozimi franko-gjerman në brendësi ka disa lloj perspektivash për njohjen por nuk janë të shkruara në të, pra asgjë të përcaktuar.
"Duket se të paktën Greqia dhe Sllovakia mund ta njohin, ndoshta dhe Rumania", ka përmbyllur Veber.
Drejtori i Institutit IFIMES Zijad Beqiroviq thotë për Kosovo onlajn se realisht po “shkohet drejt një takimi mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel".
"Prishtina zyrtare nuk e përllogariti mirë reagimin e Beogradit zyrtar, pra të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Prishtina priste që Vuçiq do të refuzonte planin franko-gjerman. Vuçiq jo që nuk e bëri këtë, por e hodhi për diskutim për dy ditë me radhë temën e Kosovës në Kuvendin e Sërbisë. Ndërmorri iniciativën dhe morri përsipër peshën e ngjarjeve të ardhshme për t’ia hedhur përgjegjësinë Prishtinës. Madje edhe një pjesë e opinionit në Sërbi nuk i kuptoi lëvizjet e tij, ndërsa opozita u tregua jopersonale dhe e papërgjegjshme kur bëhet fjalë për interesa jetike kombëtare dhe shtetërore. Fokusi i opozitës në debatin në Kuvendin e Sërbisë duhet të jetë shteti i Sërbisë dhe e ardhmja e saj, e jo “magjepsja dhe obsesioni” i opozitës me presidentin aktual. Është e konfirmuar se Vuçiq është një ekspert i lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një negociator i aftë, i cili mendon në mënyrë strategjike dhe lëvizjet aktuale ndonjëherë nuk mund t'i kuptosh as nëse nuk e merr parasysh dimensionin strategjik” thotë Beqiroviq.
Drejtori i Institutit IFIMES thekson se plani franko-gjerman është pikënisje për përmirësimin e normalizimit të marrëdhënieve.
"Pa pjesmarrjen e pesë vendeve anëtare të BE dhe NATO-s (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro), të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe rolin e Rusisë dhe të Kinës në kuadër të KB, nuk mund të gjendet një zgjidhje finale çka do të siguronte paqe dhe stabilitet afatgjatë", ka përmbledhur Beqiroviq.
0 komentet