Hovenier pas diskutimit për BKS-në: SHBA-të janë të përkushtuara për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut
Burim: Printscreen
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier, pas diskutimit të sotëm për BKS-në në ambasadën, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut.
Në Twitter, ai falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në takimin e sotëm për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe ndanë pikëpamjet e tyre për këtë çështje.
“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Bashkësinë të komunave me shumicë serbe. Falenderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, tha Hovenier.
Përfaqësues të Presidencës së Kosovës dhe Qeverisë, liderë politikë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile ishin të ftuar në takimin e sotëm në ambasadën amerikane.
0 komentet