Togo: Definitivisht tërheqim njohjen e Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Togos Rober Dise, i ka konfirmuar sot shefit të diplomacisë sërbe Ivica Daçiq mbështetjen pa rezerva të Republikës së Togos kur është fjala për mbrojtjen e integritetit territorial të Sërbisë, transmeton RTV.
"Ne në Togu njohim vetëm një Sërbi unike. Gëzohem që përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës e cila është definitive", ka thënë Dise në konferencën e përbashkët të shtypit me Daçiqin në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ai tha se 54 vende të Afrikës që përbëjnë 1/3 e Kombeve të Bashkuara, kanë vënë re se diplomacia sërbe në një moment braktisi Afrikën, por shefi aktual i diplomacisë Ivica Daçiq të cilin e falenderoj, riktheu marrëdhëniet.
"Ju lutem edhe juve që e bëni mirë këtë punë, mos e braktisni Afrikën. Për këtë dua t’ju falenderoj", ka thënë Dise.
Daçiq dhe Dise sot kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike.
"Dëshirojmë bashkëpunim të fortë në shumë sektorë që nga ai arsimor e deri në ekonomik, me qëllim pasurimin e më shumë shkëmbimeve tregtare. Kemi kërkuar të forcojmë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe bujqësisë", ka thënë Dise.
Nga ana e tij Daçiq ka thënë se me ministrin e jashtëm të Republikës së Togos, ka pasur një sërë takimesh dhe bisedimesh në vende të ndryshme përfshirë këtu edhe vizitën e tij në maj të vitit 2019.
"Sërbia apo ish Jugosllavia me Togon janë të lidhura përmes miqësisë tradicionale përjashto ndonjë moment ku ka qenë e harruar. Dëshirojmë që këtë bashkëpunim dhe miqësi ta ripërtërisim dhe forcojmë", ka thënë Daçiq.
Ky i fundit ka shtuar se ministri i jashtëm i Togos, do të takohet sot edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Siç theksoi ai, ka mjaft hapësirë për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ku vlen të përmendet se Sërbia duhet të ushqejë miqësinë e hershme çka duhet të përkojë në interesa të përbashkëta me këto vende në një kohë kur situate e sotme në botë, nuk është aq e lehtë.
"Sërbia i ka të shenjta zhvillimin e marrëdhënieve me vendet afrikane", ka thënë Daçiq duke përmendur se Togo, pas vizitës së tij, vendosi të tërheqë njohjen e Kosovës.
Daçiq për këtë ka falenderuar dhe ka theksuar njëkohësisht se 27 vende kanë tërhequr njohjet e të ashtuquajturës Kosovë, çka është një shans për dialog dhe marrëveshje.
"Ata të cilët dëshirojnë pavarësinë e Kosovës, duan ta bëjnë këtë duke i rënë shkurt ose mbivotuar në forume të caktuara. Ne e parandaluam këtë dhe e rikthyem dialogun në skenë” ka thënë Daçiq.
0 komentet