Tolkaç: Falëminderit Vuçiqit, Ukraina respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë
Ambasadori i Ukrainës në Serbi Volodymyr Tolkaç ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin parimor të Ukrainës, i cili reflektohet në respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit e Serbisë dhe mbështetjen për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton RTV.
Sipas tij, përshkallëzimi aktual i situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit është para së gjithash në interes të Rusisë, e cila, sipas tij, së paku do të largonte vëmendjen e Evropës nga "krimet e luftës ruse në Ukrainë".
“Nuk është rastësi që situata në veri të Kosovës filloi të përshkallëzohet vitin e kaluar pikërisht pas dështimit të blitzkrieg-ut rus kundër Ukrainës”, thotë Tolkaç.
Siç njofton Ambasada e Ukrainës, ai falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tërheqjen e vëmendjes për ngjarjet në Ukrainë, për ndihmën humanitare që merr populli ukrainas dhe për krijimin e kushteve jashtëzakonisht të favorshme për të zhvendosurit nga Ukraina që gjetën strehim në Serbi.
Tolkaç deklaroi se sot Ukraina nuk po mbron vetëm veten, por edhe vlerat e përbashkëta evropiane dhe të ardhmen, si dhe llogarit tek Serbia që të forcojë mbështetjen e saj për luftën e popullit ukrainas dhe se forcimi i një mbështetjeje të tillë dhe çlirimi i të gjithë Ukrainës. sa më shpejt që të jetë e mundur do të përgjigjet edhe interesave e të gjithë serbëve, përciell Tanjug.
“A mund të pritet që ‘terroristët e Kremlinit’ të kenë ndikim pozitiv në Kosovë dhe rajon nëse rrafshojnë dhjetëra qytete në Donbass të Ukrainës, duke përfshirë qendrën historike administrative të Sllavëjanoserbe, Bakhmut, dhe vrasin mijëra njerëz kryesisht rusishtfolës në lindje të Ukrainës? "Nëse ata bombardojnë infrastrukturën civile të Ukrainës me raketa dhe dronë çdo ditë, nëse kanë hedhur në erë HEC-in e Kahiv dhe kanë kryer një akt të ekocidit një muaj më parë, dhe tani po shantazhojnë botën dhe Evropën me kërcënimin e një sulmi terrorist në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në Zaporozhye?”, pyet Tolkaç.
0 komentet