Tollkaç: Krahasimi i Kurtit mes Kosovës e Ukrainës nuk është normale
Ambasadori i Ukrainës në Sërbi Volodimir Tollkaç ka thënë se nuk është i mundur krahasimi i rasteve mes Ukrainës e Kosovës të cilën e ka bërë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pasi Rusia i njeh kufijtë ukrainase, transmeton Nova.
Si kujtesë që Kurti në letrën e tij drejtuar presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, kryeministri kosovar Kurti ka thënë se historitë e Kosovës dhe Ukrainës kanë një "ngjashmëri të dukshme" dhe se janë dy kombe që kanë humbur shumë nga qytetarët e tyre më të mirë për shkak të "planeve imperialiste të vendeve fqinje”, Tollkaç u përgjigj se kjo nuk mund të ketë krahasim.
"Ne mund të kemi këndvështrime të ndryshme në shumë çështje të ndryshme. Në Beograd përshembull mund të shikojmë pllakatet me mbishkrimet që Kosova është Sërbi apo Krimeja është Rusi. Kur dikush thotë se kjo është situatë e njëjtë, mund të themi se nuk është e tillë pasi çdo situatë është histori më vete. Nga ana tjetër ne jetojmë në këtë botë që kemi pranuar principet e jetës së përbashkët, bashkarisht me popujt e tjerë. Kjo mbi të gjitha është principi i të drejtës ndërkombëtare, ndërsa Ukraina mbështet këto principe" ka thënë Tollkaç.
Ky i fundit shtoi se Ukrajina është për zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës dhe do të respektojë ata që bisedojnë dhe merren vesh për të nënshkruar e më pas sa i përket krahasimit ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës, ishte vendimtar.
"Këto janë gjëra të cilat janë të ndryshme dhe nuk mund të krahasohen. Mbi të gjitha sepse Federata Ruse i njeh kufijtë e Ukrainës. Njeh marrëveshjen e Budapestit, marrëveshjen mes Federatës Ruse dhe Ukrainës. Ndaj ky krahasim nuk është normal” ka thënë Tollkaç.
Ky i fundit ka denoncuar deklarimet e disa mediave dhe një pjese të opinionit politik për atë që Sërbia i ka shitur armë Ukrainës, të cilat presidenti Aleksandar Vuçiq i hodhi poshtë.
"Nuk disponoj informacione të cilat rrëzojnë deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Domethënë Sërbia nuk i ka shitur as Ukrainës e as Federatës Ruse asnjë lloj arme, asnjë lloj teknike luftarake. Gjithashtu do të doja që askush në botë të mos furnizojë me armë agresorin tonë, sepse ato armë po vrasin njerëzit tanë" ka thënë Tollkaç.
Ky i fundit shtoi se po punohet të organizojë bisedime mes Vuçiqit dhe Zelenskit duke shtuar se situata nuk është e thjeshtë.
Tollkaç shtoi se Ukraina e kupton pozicionin e Sërbisë, por do të ishte mirënjohëse nëse Sërbia do t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë.
0 komentet