Trajkoviq: Erdhën me pushkët automatike, dëgjoheshin shpërthime, një kolege përfundoi në Ambulancë
Petar Trajkoviqi, drejtor i Administratës së Sporteve në Mitrovicën e Veriut, objekti i të cilit gjendet afër objektit të komisionit zgjedhor komunal, në të cilin sot kanë hyrë anëtarët shqiptarë të shoqëruar nga policia e Kosovës, thotë se në një moment situata ka qenë shumë e tensionuar.
“Në fund të orarit të punës dëgjuam një përplasje, rrahuarit e derës dhe më pas tre shpërthime të forta”. Shikova nga dritarja dhe pashë policë të armatosur me pushkët automatike në duar, por edhe policë të armatosur me rroba civile. Punonjësit kanë përjetuar stres nga shpërthimet, sidomos femrat, ne duhet ta çojmë një kolege në Ambulancë”, thotë Trajkoviqi për Kosovo Online.
Ai shton se kjo mënyrë për të hyrë në objektet e dikujt është absolutisht e dënueshme dhe se e gjithë kjo ka mundur të organizohet në mënyrë paqësore.
E gjithë kjo ka mundur të zbatohet ndryshe, në mënyrë paqësore dhe demokratike, dhe jo duke përdorur bomba dhe armë”, shton Trajkoviqi.
I pyetur nëse ka pasur njoftime se do të vinte deri kjo, Trajkoviqi thotë se nuk ka pasur.
“Ne nuk dinim asgjë, ishim duke bërë punët tona dhe ishim në vendet tona të punës, derisa e gjithë kjo ndodhi pas orarit të punës”, shtoi ai.
Trajkoviqi thotë se shpreson që situata të tilla të mos përsëriten në ditët e ardshme, duke qenë se objektet e KZK-së janë rrënuar, por sigurisht që ka tension mes qytetarëve të Mitrovicës së Veriut.
“Zyrat që kanë pasur për qëllim të kryejnë funksionet e KZK-së nuk janë në perdorim sepse janë rrënuar plotësisht, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon Trajkoviqi.
Situata në Mitrovicën e Veriut aktualisht është e qetë, qytetarët dhe punonjësit janë shpërndarë dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre.
komentet