Vuloviq: Sjellja arrogante e zyrtarëve nga Prishtina me armë dhe xhipa të blinduar

Zubin Potok
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut Sërgjan Vuloviq ka thënë për Kosovo Onlajn se ardhja e njerëzve nga Prishtina së bashku me policinë në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor sot rreth orës 13:00, ka qenë mjaft arrogante dhe joprofesionale.

“Tre automjete të blinduara mbërritën para komunës. Dy zyrtarë nën shoqërinë e dy policëve pa asnjë spegim kanë kaluar para rojes së portës dhe kanë hyrë në ambjentin brenda që përdoret nga Komisioni Zonal Zgjedhjor. E gjithë kjo situatë, ka ndodhur nën prezencën e zyrtares sonë e cila ka ngelur e befasuar”-ka thënë Vuloviq. 

Sic kemi mësuar, shqiptari nga Ministria e Pushtetit Vendor me zyrtarin e ri të Komisionit Zgjedhor, ka folur shqip. Me këtë rast ka qenë zv ministri Albin Krasniqi funksionar i Vetvendosjes. Kemi tentuar ta telefonojmë për të komentuar, por kur ka dëgjuar se përse do të pyetet, ka mbyllur telefonin dhe refuzuar përgjigjen.

Vuloviq ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme kjo sjellje arrogante.

“Polici përktheu cfarë ata flisnin. Na thanë se zyrtari i ri i Komisionit Zonal Zgjedhor do të punojë këtu prej orës 08:00 deri në orën 16:00 përditë. Më pas hyri ustai i cili ndërroi bravën e derës. Pas kësaj dolën nga godina hypën në xhip dhe u larguan. Prej tani e në vazhdim ata do të jenë në ambjentet e Komisionit Vendor Zgjedhor të Zubin Potokut”-na ka thënë Vuloviq duke treguar edhe gjurmën e këpucës së lënë në portën e zyrës të njërit prej zyrtarëve të ardhur.

Disa shqiptarë të armatosur të cilët me sa duket ishin në shoqërimin e zyrtarëve të ardhur, janë ngjitur në katin e parë të godinës së komunës, para se të dilnin të gjithë bashkë dhe të largoheshin. Ndërkohë që populli okupoi hyrjen e godinës.

“Është e panevojshme që ata të veprojnë kështu. Kjo mund të provokojë incidente të panevojshme. Kemi reaguar me qetësi dhe nuk kemi dashur të biem pre e provokimeve”-tha Sërgjan Vuloviq.