Trump i uron Vuçiqit Ditën e Shtetësisë së Serbisë: SHBA të përkushtuara për forcimin e mëtejshëm të miqësisë sonë të fortë

Donald Tramp
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori një urim nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat.

“I nderuar zoti President, në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përcjell urimet më të sinqerta juve dhe popullit të Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë që e shënoni më 15 shkurt”, thuhet në urim.

Trump më tej theksoi se flamuri serb ishte flamuri i parë i një shteti të huaj që u valëvit mbi Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë pothuajse 250 viteve të lirisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia ka qenë një mike e mirë për ne. Serbia ishte, në fakt, shteti i parë i huaj, flamuri i të cilit u valëvit në një vend nderi mbi Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për forcimin e mëtejshëm të miqësisë sonë të fortë, ndërsa punojmë së bashku për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve si dhe për përparimin e mirëqenies ekonomike të qytetarëve tanë”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.