Ukaj: Fjalimi i Kurtit në seancën e KS të KB argumentues, vendimi i BQK gjë e mirë për qytetarët sërbë

Fidan Ukaj
Burim: Kosovo Online

Raporti i kryeministrit kosovar Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte argumentues, thotë analisti politik nga Prishtina Fidan Ukaj, përkundër fjalimit të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili siç thotë, ishte propagandë.

Ukaj thekson se Vuçiq në seancën e mbrëmshme të KS të KB dramatizoi çështjen e dinarit nën pretendimin se siç tha ai, si pasojë e ndalimit të qarkullimit të dinarit, pasojat i ka komuniteti sërb i Kosovës.

“Mendoj se kjo është pavërtetësi e madhe, pasi qytetarët sërbë që jetojnë në Kosovë tashmë kanë llogari të hapura bankare dhe marrin pensione nga institucionet kosovare, gjithashtu marrin edhe grante që u jep qeveria e Kosovës. Ashtu sikurse nuk janë ndaluar pagesat me dollarin amerikan, funtën britanike, apo lekun shqiptar në llogaritë bankare të qytetarëve të Kosovës, nuk është ndaluar as pagesa në dinarë në llogaritë bankare të cilat më pas sigurisht duhet patjetër të konvertohen në euro pasi Kushtetuta e Kosovës nuk njeh asnjë monedhë tjetër. Nuk egziston rregullore e Bankës Qëndrore të Kosovës në të cilën thuhet se ndalohet dinari në veçanti, apo dollari, apo leku por thotë se duhet respektuar Kushtetuta dhe se egziston vetëm një monedhë zyrtare, ndërsa monedha zyrtare në Republikën e Kosovës është euro”, ka thënë Ukaj.

Ky i fundit thekson se sërbëve në Kosovë nuk u ndalohet mbështetja financiare nga Sërbia, por duhen respektuar rregullat e Bankës Qëndrore të Kosovës.

“Kjo mundësi për të marrë pensione, asistencë sociale, financimin e kopshteve, spitale në komunitetin sërb, nuk është ndaluar as në rregulloren e re dhe as nuk është ndaluar ndonjëherë, por tani kërkohet që ky financim të jetë sipas rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me Kushtetutë dhe të çelin llogari bankare në institucionet e akredituara në Kosovë në mënyrë që qytetarët e komunitetit sërb që jetojnë në Kosovë, të marrin ndihmën ekonomike të ofruar nga Sërbia. Të eliminohet ardhja joformale e dinarëve me kamion ose furgon për t'u depozituar në thesar në Lleposaviq dhe më pas pjesën më të madhe të atyre parave u jepeshin në dorë qytetarëve nga komuniteti sërb apo përmes Postës së Sërbisë që egzistonte në Kosovë” ka thënë Ukaj.

Ky i fundit thekson se sërbët në Kosovë nuk humbin asgjë me rregulloren e re të Bankës Qëndrore të Kosovës.  

“Mendoj se marrja e parave në llogaritë bankare, këtë fitim që marrin prej Sërbisë dhe që u përket, paraqet dobishmëri për qytetarët sërbë, si dhe eleminimin e informalitetit dhe gjithashtu eleminimin e të gjitha financimeve të dyshimta të grupeve për të cilat tashmë vërtetohet se kanë qenë problematike dhe për vetë komunitetin sërb, ashtu sikurse rasti i fundit i Banjskës, sulmi terrorist që ndodhi aty” ka thënë Ukaj.