Unmik për heqjen e flamurit të KB në Lleposaviq: Vërtetojmë faktet, prona e KB e pacënueshme

UNMIK.jpeg
Burim: Kosovo Online

Janë hequr sot prej shtizës para godinës komunale në Lleposaviq, flamujt e Sërbisë dhe të Kombeve të Bashkuara, ndërsa misioni i Unmik për Kosovo Onlajn ka thënë se janë duke vërtetuar faktet në lidhje me raportimet për heqjen e flamurit të KB dhe tregojnë se prona e Kombeve të Bashkuara është e pacënueshme dhe duhet të mbrohet dhe sigurohet në çdo moment.

“Unmik është njohur prej raportimeve mediatike për heqjen e flamurit nga godina e Komunës së Lleposaviqit. Ndërsa vërtetojmë faktet, ripërsërisim se ambjentet dhe pronat e Kombeve të Bashkuara janë të pacënueshme dhe duhet të ruhen dhe të sigurohen në çdo moment”, thuhet në reagimin e Unmik ndaj reagimit tonë.

Përndryshe, Kosovo Onlajn më 24 dhjetor të vitit të kaluar zbuloi se në Lleposaviq, në zyrën e Unmik hyrën zyrtarët aktualë komunalë në administratën e kryekomunarit Hetemi dhe hoqën tabelën e Unmik, ndonëse janë në përputhje me konventat rreth privilegjeve dhe imunitetit të Kombeve të Bashkuara të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më 13 shkurt të vitit 1946 në Nju Jork se ambjentet dhe pronat e Kombeve të Bashkuara janë të pacënueshme.