Vasiq: Do ta ankimojmë vendimin e gjykatës për vazhdimin e paraburgimit të Trajkoviqit edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë ia vazhdoi paraburgimin Sllagjan Trajkoviqit edhe për dy muaj, i cili u arrestua më 15 dhjetor në Mëhallën e Boshnjaçkëve në Mitrovicën e Veriut, tha avokati Dejan Vasiq për Kosovo online dhe paralajmëroi ankesë për shkeljen e barazisë së palëve në procedurë.
Vasiq ka theksuar se do të kërkojë masën e arrestit shtëpiak.
“Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka vazhduar masën e paraburgimit për Sllagjan Trajkoviqin edhe për dy muaj, për shkak të mendimit se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile, për të cilin sot do të ankimojmë, sepse gjykata e shkalles se pare nuk mori ne shqyrtim argumentet e mbrojtjes me te cilat cenohej parimi i barazise se paleve ne proces. Ne do të kërkojmë që gjykata e apelit ta ndryshojë këtë masë në masën e arrestit shtëpiak, siç ka qenë praktika në gjykimet për krime lufte për personat me banim në Kosovë, tha Vasiq.
Vasiq shtoi se do të bëjë ankesë për shkak se nuk janë pranuar argumentet e mbrojtjes.
“Para së gjithash, kemi theksuar shembuj pozitivë, tetë rastet që kam punuar, në të cilat personat me banim në Kosovë janë dënuar me arrest shtëpiak, sepse nuk ka pasur rrezik arratisjeje. Në anën tjetër, kam theksuar se vepra penale për krimet e luftës nuk bëjnë pjesë në krimet më të rënda, sepse dënimi maksimal është 15 vjet, ndërsa ai maksimal është 25 vjet, që do të thotë se ky dënim është 10 vjet nën maksimumin ligjor.
E kërkova për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të qëndron masën në shtëpi”, shpjegoi Vasiq.
0 komentet