Vasiq: Gjendja shëndetësore e Trajkoviqit e stabilizuar, sot vlerësohet masa e arrestit

Dejan Vasić
Burim: Kosovo Online

Avokat Dejan Vasiq të cilin Zyra për Kosovë e Metohi e ka angazhuar për çështjen e Sllagjan Trajkoviqit i arrestuar dje në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se sot e ka vizituar Prishtinë duke i dhënë atij barnat ndërkohë siç tha gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet vlerësohet tani për tani e stabilizuar.

Siç tha për Kosovo onlajn, është e nevojshme që Trajkoviq t'i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë mjekësore.

"Kam qenë sot tek Trajkoviqi në ambjentet e stacionit policor në Prishtinë, i kam dorëzuar barnat, gjendej në terapi të rregullt nga ana Policisë. Gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile, por duhen kryer të tjera ekzaminime mjekësore", ka thënë  Vasiq.

Ky i fundit ka shtuar se sot do te zhvillohet seanca gjyqësore ku do vlerësohet masa e arrestit nga do mësohet më tepër se për çfarë akuzohet Trajkoviq.

"Ajo çfarë dimë prej mediave, në ngarkim të tij rëndon akuza e krimeve kundër popullsisë civile lidhur për ngjarjen e Vuçiternës në vitin 1999, por për të qënë më i saktë, do të përgjigjem pasi të më dorëzohet kërkesa për paraburgim” ka theksuar Vasiq.