Vasiq: Ngrihet akuza ndaj Dragisha Millenkoviqit, shpresoj që atij t’i lejohet të mbrohet në liri
Avokat Dejan A. Vasiq ka konfirmuar për Kosovo onljan se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzën ndaj Dragisha Millenkoviqit nga Kishnica pasi pretendohet se ka kryer „krime lufte ndaj popullsisë civile".
Avokat Vasiq thekson se ekipi prej tre anëtarësh i avokatëve ku përvec tij janë edhe avokat Zhivojin Jokanoviq dhe Jovana Fillipoviq, nuk është i surprizuar nga zhvillimet e ngjarjeve ndaj Dragisha Millenkoviqit duke shtuar se diçka e tillë edhe pritej.
„Nëse kjo mund të japë ndonjë shpresë të mirë, kjo për mendimin tim, është krijimi i kushteve për ndërprerjen eventuale të masës së paraburgimit që i është përcaktuar Dragishës dhe ndoshta të mendohet për zëvendësimin e asaj mase me diçka më të butë”, thotë Vasiq.
Ai shton se nesër do t'i marrë dokumentacionin nga Prokuroria Speciale.
"Qysh nesër do të marr dokumentacionin në Prokurorinë Speciale dhe do t'i studioj. Ne si avokatë mbrojtës do të jemi të gatshëm të shkojmë shumë shpejt në gjykatë, për seancën paraprake dhe për fazat e mëtejshme të procedurës. Por shpresoj se egziston mundësia që Dragisha të mbrohet në liri apo arrest shtëpiak”, tha avokati Vasiq.
Dragisha Millenkoviq ndodhet në paraburgimin e Podujevës dhe siç shton avokat Vasiq, klienti i tij ka probleme me shikimin.
"Ai pothuajse është i verbuar, por të gjithë këtë e përballon stoikisht, e përballon me guxim padrejtësinë që i bëhet dhe e shikon të ardhmen me mirëbesim dhe shpresë për lirimin e tij qind për qind”, përfundoi Vasiq.
Dragisha Millenkoviq u arrestua më 21 qershor në Kishnicë. Për shkak të arrestimit të Millenkoviqit, me ditë të tëra ka pasur protesta në Graçanicë para stacionit policor. Avokati Vasiq ka kërkuar që kryeministri kosovar Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar në rastin e Millenkoviqit, pasi ai ishte i paraburgosur në një burg në Prishtinë në kohën kur Millenkoviq punonte në këtë burg.
0 komentet