Petkoviq: Qeveria e Sërbisë merr vendimin që mundëson lëvizjen e lirë të automjeteve nga Kosova
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq bëri të ditur se Qeveria e Sërbisë sot ka marrë vendimin në të cilën mundësohet lëvizja e lirë e të gjitha automjeteve nga Kosova çka ishte detyrim që ridhte prej marrëveshjes së vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.
Petkoviq në deklaratë për gazetarët ka theksuar se pjesë e vendimit është disklejmeri në të cilën thuhet qartë se kjo nuk do të thotë njohje e Kosovës dhe as nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga e drejta e garantuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
Vendimi do të zbatohet nga 1 janari.
“Ky vendim në fakt ishte obligimi ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes e vitit 2011 e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila i referohet targave të RKS dhe letërnjoftimeve kosovare, pranimit të lejeve të drejtimit kosovare dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe raportit të asaj qeverie ndaj sërbëve dhe dialogut”, tha Petkoviq.
Qeveria e Sërbisë, thotë ai, mori vendimin duke pasur parasysh këtë obligim dhe me pritshmëritë që Prishtina të përmbushë obligimet e veta prej Marrëveshjes së Brukselit dhe kjo jo vetëm BKS.
“Sot kemi mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga hapësira e K&M. Ky do të jetë impuls shtesë jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën sërbëve në K&M pasi ata përdorin më së shumti vendkalimet administrative. Ata në fakt i kemi ndihmuar që të mund të levizin normalisht pasi liria e lëvizjes është e nevojshme. Në ndryshim nga Kurti që shkel lirinë e lëvizjes, ashtu sikurse përditë shkel të drejtat e sërbëve në K&M” tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se nuk është sekret që 99% e sërbëve përdorin targa RKS pasi kjo është e vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë dhe të lëvizin, të mund të jetojnë.
"Ato përdoren edhe nga murgjit dhe klerikët e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase për të shkuar tek objektet e shenjta dhe tek besimtarët. Sidomos në jug të Ibrit, ku ato i përdorin prej vitesh. E rëndësishme është të theksoj pasi si pasojë e të gjithë spiritualistëve që do të sulmojnë këtë vendim ndërsa nuk kanë se për çfarë, pasi është rezultat i marrëveshjes së tyre”, ka përsëritur Petkoviq.
Ky i fundit lexoi edhe pjesën e plotë të disklejmerit pra deklaratën e statusit neutral në të cilën Sërbia qartësisht tregoi dhe mbrojti gjithçka në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën:
“Lejimi i pjesmarrjes në komunikacion në rrugë të të gjitha automjeteve të regjistruara nga ana e institucioneve të përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike me qëllim lehtësimin e individëve dhe t’u mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes njëanshmërisht të pavarësisë së "Kosovës", nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të "Kosovës" dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244(1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Ai ka thënë se teksti duhet të jetë i dukshëm në të gjitha vendkalimet administrative dhe pikat kufitare, si dhe disklejmerit prej vitit të kaluar, kur u mundësua përdorimi i letërnjoftimeve kosovare.
“As tani ashtu sikurse as atëherë nuk e njohim pavarësinë e Kosovës. Ndërsa rreth kësaj më mirë flet kjo se edhe pas këtij vendimi vitin e kaluar, ka vijuar presioni ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe Beogradit për të njohur të ashtuquajturën Kosovë, çka kurrë nuk do ta bëjmë” tha Petkoviq.
Ky i fundit tha se targat nuk paraqesin asnjë simbol të shtetësisë dhe sovranitetit dhe në këtë kuptim theksoi se ka shembuj të shumtë në botë ku ka targa të ndryshme në një vend, siç është Italia, e cila ka targa të ndryshme në rajone të ndryshme. por edhe në Kinë, ku Hong Kongu ka targën e vet.
“Targat nuk janë simbol i shtetësisë, as i sovranitetit”, theksoi Petkoviq.
Siç shton ai, Qeveria e Sërbisë në këtë mënyrë u ka mundësuar sërbëve të jetojnë normalisht, si dhe të lëvizin normalisht nëpër vendkalimet administrative në Sërbinë qëndrore.
“Në këtë mënyrë do t'u mundësojmë njerëzve tanë që të arrijnë më shpejt në Sërbinë qëndrore dhe t'i kryejnë më shpejt detyrat e tyre, si dhe lëvizje më të shpejtë të autoambulancave çka është gjëja më e rëndësishme”, tha Petkoviq.
Ky i fundit thekson se me vendim të Qeverisë së Sërbisë mbrohen të drejtat e popullit sërb, ruhet Kushtetuta e Sërbisë dhe mundësohet liria e lëvizjes.
“Dhe nuk i kemi kaluar vijat tona të kuqe”, thekson drejtori i Zyrës për K&M.
Ai theksoi se vendimi është marrë rreth parimit, qasjes dhe qëndrimin që obligon presidentin e Sërbisë, por edhe gjithë qeverinë, që qartë dhe pa mëdyshje t'i përmbahen vijave tona të kuqe në dialog, të respektojnë absolutisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë, siç është bërë deri më tani.
“Ky është vendim i rëndësishëm dhe domethënës që tregon qartë se nuk ka njohje të Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim të saj në KB, ashtu sikurse dhe në organizatat dhe agjencitë e sistemit të KB. Se kjo është diçka që Beogradi kurrë nuk mund të pajtohet. Të negociojmë dhe të diskutojmë në drejtim të kompromisit, po, por jo anëtarësimin e Kosovës në KB” nënvizoi ai.
Petkoviq theksoi se Beogradi bëri absolutisht gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të arritur përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.
“Ne jemi palë që kemi marrë pjesë aktive në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe po bëjmë gjithçka për të mbrojtur procesin e dialogut pasi në këtë mënyrë mbrojmë jetën e sërbëve në Kosovë dhe Metohi. Pa normalizimin e marrëdhënieve është e vështirë të flitet rreth mbijetesës së sërbëve të cilët përditë goditen nga lëvizje të njëanshme të Prishtinës. Kërkuam përsëritjen e zgjedhjeve në të katër komunat në veri të Kosovës duke qënë se Kurti organizoi zgjedhje ilegale nëpër kontejnerë ku sërbët i bojkotuan. Aty tani janë gaultjerët në komunat ku mbi 94% janë sërbë. Ata kryekomunarë falsë nuk përfaqësojnë popullin sërb, por marrin përditë vendime që shkojnë në drejtim të dëmtimit të unitetit të popullit sërb”, nënvizoi ai.
Petkoviq tha se është kërkuar formimi i BKS çka Prishtina prej dhjetë vitesh e refuzon.
“Ashtu siç hesht Kurti për zgjedhjet, hesht edhe për BKS. Shumë i zëshëm është se nuk do t’a formojë kurrë BKS por hesht kur bëhet fjalë për hapat konkretë se si duhet të formohet Bashkësia në përputhje me marrëveshjet. Ai thotë se me Rashiqin do të shkruajë statutin pasi vetë nuk ka të drejtë të përzihet në të. Është e qartë se bëhet fjalë për tallje. Nuk dëshirojnë BKS as të drejtën kolektive të sërbëve", shtoi ai.
Petkoviq tha se Beogradi respektoi të gjitha marrëveshjet, bëri absolutisht gjithçka për të siguruar formimin e BKS.
“Kemi respektuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe ato që janë dakordësuar dhe nënshkruar në kohën e qeverisë së kaluar, të regjimit të mëparshëm, veçanërisht marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me të cilën Borko Stefanoviq ra dakord në vitin 2011. Ajo marrëveshje përfshinte obligimin e targave RKS, u pranua letërnjoftimi kosovar, leja e drejtimit dhe afati kohor i targës së UNMIK që është rezultat i kësaj marrëveshjeje. Në bazë të kësaj të fundit Kurti inicioi procesin e të ashtuquajturit reciprocitet, i cili solli shumë probleme për sërbët, mbi të gjitha në veri të Kosovës, ku ende është e ndaluar lëvizja e sërbëve me targa kryesisht KM, ku e ndalon Prishtina ndërsa kjo zgjat prej gjashtë muajsh, mallrat sërbe të cilat duhet të hyjnë në K&M duke shkelur kështu postulatet themelore europiane për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve”, nënvizoi ai.
0 komentet