Vasiq: U përcolla lutje të gjithë zyrtarëve kryesorë në Kosovë që Trajkoviqit t’i mundësohet mbrojtja nën liri

Dejan Vasić
Burim: Kosovo online

Avokat Dejan Vasiq ka thënë për Kosovo onlajn se sot të gjithë zyrtarëve të rëndësishëm në Kosovë, u përcolli lutje në të cilën u kërkoi që klienti i tij i arrestuar Sllagjan Trajkoviqit t’i mundësohet mbrojtja nën liri.

Vasiq theksoi se familja e Sllagjanit dhe tërësia e pronës së tij garanton masën e lënies së garancisë.

"Unë sot në emër të familjes së Sllagjan Trajkoviqit i cili akuzohet se pretendohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës, dorrëzova një lutje të cilën e përcolla tek të gjithë zyrtarët e rëndësishëm në Kosovë, nisur nga shefi i Umnik, Osbe, përmes tyre dhe të gjithë ambasadave kryesore në Prishtinë dhe negociatorëve ndërkombëtarë Mirosllav Llajçak, Zhozef Borelli dhe Gabriel Eskobarit, veçse një lutje që sesa e mundur të jetë dhe sesa autoritet kanë, Sllagjanit t’i mundësohet mbrojtja nën liri. Familja e tij është e gatshme që tërësinë e pronave të jetë garanci për të lënë të lirë, ndërsa Sllagjanit është dukshëm i motivuar që para gjykatës prishtinase të provojë pafajësinë e vet" ka thënë Vasiq.

Slagjan Trajkoviq ka qenë pjestar i Policisë Kosovare i cili së bashku me kolegët e vet braktisën këtë institucion në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

U arrestua para një viti dhe akuzohet për krime lufte dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim në Podujevë.

Gjatë qëndrimit në paraburgim avokati i familjes shumë herë ka përsëritur se gjendja shëndetësore e Trajkoviqit është shumë e rënduar dhe se atij i nevojitet mjekim spitalor.