Avokat Vasiq: U arrestua i kthyeri nga fshati Lubozhdë Zharko Zariq, nesër para gjykatës në Prishtinë

Dejan Vasić
Burim: Kosovo Online

Policia kosovare ka arrestuar edhe një tjetër sërb-Zharko Zariq nga fshati Lubozhdë në Komunën e Istogut pasi dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë në periudhën 1998 deri më vitin 1999, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Dejan A. Vasiq.

Zariq u arrestua sot në shtëpinë e tij në fshatin Lubozhdë ku prej vitit 2017 jeton si i rikthyer, ka thënë Vasiq.

"Zariq nesër në orën 10 do të dërgohet para gjykatës për procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë për masën e paraburgimit. Gjatë ditës  do t’a vizitoj Zariqin e ndaluar” tha Vasiq.

Ky i fundit kujton se Zariq është i kthyeri i dytë në komunën e Istogut i cili është arrestuar dhe i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

“Së fundmi nën të njëjtat dyshime u ndalua dhe Gavrillo Millosavljeviq. Është simptomatike që në 11 paraburgimet e fundit-të dyshuarit janë raportuar në ditën e arrestimit” tha Vasiq.

Nga Policia Kosovare më herët është bërë e ditur se Zh.Z. gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, ka punuar si komandant i nënstacionit policor në fshatin Rakosh të komunës së Istogut.

Ky është arrestimi i dytë në Kosovë i dyshuar për krim lufte në Istog, pasi mbrëmë në vendkalimin e Merdares u arrestua Momir Pantiq, i cili akuzohet për përgjegjësi komanduese për ngjarjet e ndodhura gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 në këtë komunë.