Vasiq: Veprimet hetimore në rastin e Sllagjan Trajkoviqit janë shtyrë deri më 16 shkurt
Në Gjykatën Speciale në Prishtinë, sot dhe për dy ditët në vijim, ishin caktuar veprimet hetimore për rastin e Sllagjan Trajkoviqit, i cili u arrestua për gjoja krim lufte. Mirëpo, siç tha avokati i të akuzuarit, Dejan Vasiq, seancat u shtynë për 16 shkurt.
“Pak më parë kemi marrë një lajm shumë të pakëndshëm nga prokuroria, se tre seancat e radhës që do të mbaheshin sot, më 8 dhe 9 shkurt, u shtynë për datën 16 shkurt. Deri më tani nuk na lejohej të merrnim pjesë në ato veprime hetimore fare, dhe praktikisht neve dhe të dyshuarit na janë mohuar të drejtat elementare të mbrojtjes që na pasojnë sipas procedurës penale të Kosovës”, tha Vasiq.
Vasiq shton se do të kërkojë nga gjykata që Trajkoviqi të transferohet në arrest shtëpiak.
“Do të apelojmë sërish, të premten kemi bërë ankim në gjykatë me një kërkesë që mbrojtja e tij e mëtutjeshme të bëhet nga arrest shtëpiak, ka kushte për këtë, nuk do të ishte një masë që do të ishte përjashtim, por rregull për të dyshuarit të cilët e kanë vendbanimin në territorin e Kosovës dhe që jetojnë me familjet e tyre. Mbrojtja nuk do të prezantojë të dhënat gjatë fazës hetimore, ne duam që në këtë mënyrë të lehtësojmë prokurorinë nga presioni i veçantë dhe hetimet do t'i kryejmë pa e informuar publikut, siç e kërkon ligji në fund të fundit”, tha Vasiq.
Familjarët e Sllagjan Trajkoviqit janë mbledhur sot para Prokurorisë Speciale për ta përkrahur. Ata apeluan që Trajkoviqi të transferohet në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut për trajtim.
0 komentet