Vuçeviq falenderon Azerbajxhanin për mbështetjen e integritetit territorial të Sërbisë

Vučević i Mustafajev
Burim: MO Srbije

Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq është takuar sot me zv.ministrin e industrisë së mbrojtjes së Azerbajxhanit Vugar Mustafajev e me këtë rast e ka falenderuar për qëndrimin parimor të Azerbajxhanit për çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.

Vuçeviq ka falenderuar Azerbajxhanin edhe për mbështetjen gjatë votimit në Këshillin e Europës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

"Bashkëbiseduesit janë dakordësuar se bashkëpunimi i Sërbisë dhe Azerbajxhanit është i mirë, ashtu sikurse në periudhën vijuese të punohet në forcimin e mëtejshëm dhe përparimin e marrëdhënieve në fushën e industrisë së mbrojtjes" bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë.