Vuçeviq: Ideologjia shoviniste e regjimit të Kurtit kërcënon paqen rajonale
Sërbia është shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe çdo akuzë rreth synimeve të tjera, Beogradi duhet apriori t’i hedhë poshtë si lajm fals veçanërisht kur deklarime të tilla vijnë prej përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme të vetqeverisjes në Prishtinë, ka thënë kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq duke reaguar ndaj shkrimit të Albin Kurtit tek "Njujork tajms".
Vuçeviq ka thënë se rregjimi i Kurtit më "ideologjinë e vet shoviniste dhe hapa të njanshëm drejtuar popullsisë sërbe dhe banorëve të tjerë joshqiptarë në Kosovë e Metohi, përditë konfirmojnë se ata janë i vetmi kërcënim për paqen rajonale”.
"Shkrimi i Albin Kurtit tek “Nju Jork Tajms” është katalog i pavërtetë dhe tentativë për të kërkuar alibi për vazhdimësi anticivilizuese dhe jo njerëzore ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi dhe nga vetë toni i tekstit rjedh përbuzje e zhveshur dhe patologjike ndaj çdo gjëje sërbe me të cilën Kurti në fakt zbulon matricën e vet ideologjike, e cila nuk mund të shkruhet ndryshe veçse si politikë urrejtjeje” ka theksuar kryeministri në deklaratë.
Ky i fundit shton se bëhet fjalë për narrativë tërësisht të shtrembët.
"Bëhet fjalë për narrativë krejtësisht të shtrembët për natyrën e lëvizjes separatiste në Kosovë e Metohi, ku është i vetmi burim i të gjitha problemeve me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë e Metohi prej vitit 1999 e deri më sot dhe lavdërimet për NATO si shpëtimtare të popullit shqiptar, nuk kanë kurrëfarë lidhje me të vërtetën dhe situatën momentale në terren” ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia është e njohur në mbarë botën si shtet i suksesshëm dhe progresist, motorr i zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Ndaj narrativat patetike, arkaike propagandistike të Kurtit, nuk mund të kenë efektin që mund të kishin pasur para dy dekada e gjysmë. Angazhimi për paqen dhe stabilitetin dëshmohet me sjelljen demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe konstruktivitetin në dialogun që Beogradi e Prishtina udhëheqin nën ndërmjetësimin e BE dhe Kurti dështon në të gjitha këto fusha, duke dëshmuar se është shkaktari i halleve dhe jo dikush që qëndron tek paqja dhe stabiliteti” ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit shtoi se Kurti nuk shkoi më tej nga "ekstremisti marksisto-enverist".
"Solemniteti i tij tek 'Njujork Tajms' është dëshmi se ai nuk ka shkuar larg nga ekstremisti marksisto-enverist që përmbyste kamionë me mallra sërbe, digjte biskota dhe çokollata të prodhuara në Sërbi dhe vepronte dhunshëm edhe ndaj kundërshtarëve politikë të etnisë shqiptare, duke futur praktika e përdorimit të gazit lotsjellës në vend të përdorimit të argumenteve. Dhe kur flasim për viktimat e separatizmit shqiptar në Kosovë e Metohi, më mirë të përgjigjet përse gati çerek milioni sërb dhe joshqiptarë të tjerë të dëbuar nga Kosova e Metohia, nuk kanë mundësi të kthehen në atdhe sot e kësaj dite” konkludoi Vuçeviq.
komentet