Vuçeviq: Interesi vital i Sërbisë është paqja, se për çfarë armatoset Kurti-kushdo le të mendohet

Miloš Vučević
Burim: Screenshot

Zv.kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq pas dorrëzimit të dronëve “bajraktarë” ditën e sotme në Kosovë, ka thënë se Prishtina kohët e fundit padyshim po armatoset shumë seriozisht gjë që, shton ai, nuk e bën NATO si Aleancë, por një vend anëtar i saj ku ushtrojnë stërvitje, shkollojnë dhe përmirësojnë kuadrot dhe tani po ofrojnë armë e pajisje ushtarake, duke shkelur kështu rezolutën 1244 e KS të KB dhe Marrëveshjen Tekniko-ushtarake të Kumanovës.

“Por atyre as i’u bëhet vonë për këto akte dhe për të drejtën publike ndërkombëtare. Shqiptarët jo vetëm që morën pesë dronë “Bajraktarë”, por edhe sisteme mjaft serioze kundërtanke e kundërblinda, si dhe mortaja me mina dhe diçka tjetër që nuk është për të mos u nënvlerësuar. Agjencitë tona të inteligjencës po e ndjekin me kujdes, jemi njohur në momentin kur bajraktarët kanë ardhur në Kosovë” tha Vuçeviq në TV B92.

Ministri paralajmëroi se kjo nuk ndryshon raportin e forcave por sigurisht që ndryshon pamjen në terren dhe paraqet rrezik dhe sfidë shumë më serioze të sigurisë për Sërbinë.

“Nuk po mendojmë vetëm, por po zbatojmë gjithçka që do të ishte kundërmasë dhe me të cilën Ushtria e Sërbisë mund t'i përgjigjet rrezikut, në disa drejtime dhe masa në kuptimin e ndalimit të këtyre dronëve përmes veprimit të sistemeve të caktuara dhe neutralizimit elektronik. Kjo nuk do të thotë se jemi gati për luftë, ndërsa për çfarë po përgatitet Albin Kurti-çdokush le të mendojë” tha Vuçeviq.

Për rastin e deklaratës së Kurtit se “policia kosovare është pasardhëse e UÇK”, Vuçeviq tha se Kurti duhet të flirtojë me UÇK për shkak të konfliktit me veteranët, por këtë fakt e vërteton qartë se Prishtina po ushtron transformimin e FSK e cila nuk do të duhej të egzistonte, tek Forcat e Armatosura Kosovare apo tek Ushtria e Kosovës, madje për të arritur këtë qëllim, shkurtuan edhe afatin nga viti 2027 në vitin 2026.

“Ngrihet pyetja se çfarë dhe kundër kujt po prokuron Kurti dronët. Sigurisht nuk ka të bëjë me parashikimet meteorologjike dhe xhirimet e peizazhit, por më tepër për të përfaqësuar forcën dhe armët që mund të sulmojnë dikë. Dhe kush mund të jetë objektivi i ushtrisë shqiptare në Kosovë? Nuk është Shqipëria, me sa duket nuk është as Mali i Zi dhe nuk e shikoj as përse duhej të ishte Maqedonia e Veriut ku kanë 50% të qeverisë me rreth 25% të popullsisë. Rrugët të çojnë për tek ne dhe duhet të jetë edhe për atdheun e tyre, shtetin e Sërbisë” paralajmëroi Vuçeviq.

Situata në terren po ripërsëritet, ndryshon, por Sërbia po përgatit përgjigje shtesë në kuptimin e prodhimit të armëve vendase, si dhe prodhim të përbashkët të armëve dhe prokurime shtesë, në mënyrë që qielli mbi tokë të sigurohet më fort tha ministri.

Ky i fundit shtoi se ndalimi i eksportit të armëve, është veprim logjik duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh në Kosovë.

“Ne përgatitemi për t’u mbrojtur nëse dikush na sulmon dhe shpresojmë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të zgjidhet politikisht dhe jo me konflikte. Për Sërbinë interesi kombëtar është paqja dhe jo lufta. Ne jemi jetësisht të interesuar të ketë paqe dhe stabilitet si në shtet ashtu dhe në rajon, pasi Sërbia fiton me paqe, ndërsa me luftë ka se çfarë humb. Po çfarë ka për të humbur Kurti në luftë? Ndonjë fabrikë, zhvillim? Jo, ai mund të ofrojë vetëm se është mjaftueshëm fanatik për të hyrë në konflikte, për të përfunduar spastrimin etnik të sërbëve. Ky është mesazhi i vetëm që ai mund t'u përcjellë zgjedhësve të vet ndaj është shumë i rrezikshëm, sepse jeton për përmbushjen e kësaj ëndërre që të shënohet në histori se ka dëbuar sërbët nga K&M për të shkaktuar konflikt. mes Sërbisë dhe NATO“ ka thënë Vuçeviq.

E gjithë kjo, thekson ai, pozita e Sërbisë duket delikate dhe kërkon mjaft kujdes, jo frikacake, shumë parashikime të mira dhe mendim strategjik, duke parë pesë hapa përpara, në mënyrë që të kontrollojmë situatën.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit special të BE për dialog, Mirosllav Llajçak, se u shkua drejt de-eskalimit përmes marrëveshjes me palën prishtinase, Vuçeviq tha se ndoshta nga Brukseli mund të duket se situata është “pothuajse e shkëlqyer” ndonëse dhjetëra sërbë janë arrestuar, qëlluar dhe rrahur...

“Kurti bën pesë hapa në fushë ku nuk duhej të hynte, atë e korrigjojnë dhe e kthejnë dy hapa pas por ai bën tre, bën edhe pesë hapa, ata e kthejnë në dy, por ai hyn tek hapi i gjashtë ku nuk mundet të bëjë... Sa është 25% e tërheqjes së njësive speciale? Është 25% e asaj që është 100% e paligjshme, sepse çdo gjë që ai bën është në kundërshtim me marrëveshjet," vuri në dukje ministri Vuçeviq.

Ndaj, thotë ai, është e rëndësishme që të gjithë qytetarët t‘a kuptojnë situatën, çfarë po ndodh dhe çfarë e rrethon Sërbinë dhe se ky nuk është ndonjë “libër komik që ne e nxjerrim dhe shpikim”, por realitet që shqetëson dhe kërcënon sërbët në Kosovë dhe mbarë Sërbinë.

Vuçeviq thekson se lufta për Kosovën nuk duhet të jetë temë për të cilën ndonjë qeveri “rrënohet” dhe tregon përçarje, duke theksuar se partitë shqiptare në Kosovë, me dallime të vogla apo të mëdha, nuk kanë dallim thelbësor në çështjen e mbijetesës së sërbëve, sepse të njëjtën gjë dëshirojnë.

„E rëndësishme është që të fokusohemi tek sërbët e K&M dhe tek fati i Sërbisë” tha Vuçeviq dhe shtoi se presionet po vijnë nga të gjitha anët, nga jashtë dhe nga brenda.

I pyetur për sanksionet e Amerikës ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, Vuçeviq tha se duhet të vërtetohen të gjitha thëniet, të kërkohen dokumente nga SHBA sepse kjo është e rëndësishme si për Sërbinë, ashtu edhe vetë për Vulin, por që “nuhatja” e tij flet se këto thënie janë të pa themelta dhe sfondi i gjithçkaje është thjesht politik në kontekstin e gjeopolitikës së re.