Vuçeviq: Kurti kërkon konflikt mes serbëve dhe KFOR-it, situata është alarmante
Situata e sigurisë në vend për shkak të ngjarjeve në Kosovë është alarmante dhe e rëndë, dhe sulmet ndaj serbëve në krahinë janë të vazhdueshme, jo nga dje, por që nga ardhja e Albin Kurtit në krye të institucioneve të Prishtinës, tha sot Ministri i Mbrojtjes dhe Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, raporton RTV.
Vuçeviq tha për Tanjug se kjo situatë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Serbisë dhe se e vetmja fije shprese është racionaliteti i bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha vendet e Quintit, të cilat, thotë ai, duhet të ushtrojnë presion politik mbi Prishtinën, por "heshtja e madhe të komunitetit ndërkombëtar dhemb".
Vuçeviq ka vlerësuar se Kurti dëshiron një konflikt mes serbëve dhe KFOR-it dhe se qëllimi i tij përfundimtar është pastrimi etnik i veriut të Kosovës e Metohisë nga serbët.
“Presionet dhe arrestimet e vazhdueshme, sulmet, ndalimi i hyrjes së kamionëve në Kosovë e Metohi me ushqime dhe mjete mjekësore kanë për qëllim t'i bëjnë serbët të mendojnë se nuk ka mundësi të mbijetojnë atje”, tha Ministri i Mbrojtjes i Serbisë.
0 komentet