Vuçeviq: Autoritetet shtetërore do ta shqyrtojnë kërkesën e Listës Serbe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën sa më parë
Burim: Kosovo Online
Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se autoritetet shtetërore do ta shqyrtojnë kërkesën e Listës Serbe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën sa më parë.
“Si qytetar i Serbisë e kuptoj absolutisht mesazhin e Listës Serbe dhe autoritetet shtetërore do ta shqyrtojnë këtë kërkesë në një periudhë të shkurtër kohore, këto janë çështje serioze”, tha sot Vuçeviq.
Më herët gjatë ditës së sotme, Lista Serbe kërkoi që të ndërpritet dialogu me Prishtinën derisa “kryetarët fiktivë të Kurtit” të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe si edhe forcat speciale ROSU.
“Është degutante të flitet për ata që dënojnë dhunën e Kurtit për të disatën herë dhe atij nuk i intereson ai dënim”, tha Vuçeviq, i cili sot u zgjodh kryetar i Partisë Progresive Serbe.
0 komentet