Vuçeviq: Nuk jam optimist se seanca e nesërme e Këshillit të Sigurimit të OKB do të arrijë ndonjë përfundim të madh
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se nuk është optimist se në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të arrihet ndonjë përfundim i madh, duke qenë se në diskutim po marrin pjesë vendet me pikëpamje të polarizuara – ata që e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur dhe ata që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
“Jam i sigurt se çdo diskutim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të çojë në një polarizim të qartë midis atyre vendeve që e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur dhe atyre që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, ata që mendojnë se është e pavarur do të lavdërojnë ose justifikojnë Veprimet e Albin Kurtit, dhe ata që respektojnë të drejtën ndërkombëtare do të tregojnë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut që fatkeqësisht çdo ditë u ndodh kryesisht serbëve apo popullatës joshqiptare në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçeviq.
Vuçeviq, pas ndarjes së çmimeve për studentët që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në garat në Evropë dhe botë, si dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nuk është optimist se në atë seancë mund të arrihet ndonjë përfundim i madh.
“Do të ketë pikëpamje të polarizuara dhe shtete që kanë të drejtën e vetos, unë nuk jam optimist, por është mirë që zëri i së vërtetës për Kosovën dhe Metohinë të dëgjohet në Kombet e Bashkuara, kjo është gjithmonë mirë”, tha Vuçeviq.
0 komentet