Vuçeviq: Kurti qëllimshëm komplikon hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë, nuk do të çelë Jarinjën dhe Bërnjakun
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë sot se kryeministri kosovar Albin Kurti bën gjithçka sesi të vështirësojë hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë dhe të ndërmarrë kontrolle të panevojshme të gjata dhe e komplikon administrativisht vetëm e vetëm që njerëzit të bëhen nervozë dhe se gjithçka që supozohej se ishte dakordësuar do të ishte e pakuptimtë.
"Fatkeqësisht, gjithçka po shkon keq. Kurti pranoi, firmosi, por ai këtë në çdo mënyrë në thelb e minimizon dhe sillet destruktivisht. Ndërmarrin inspektime të gjata të panevojshme, i ndërlikojnë gjërat administrativisht vetëm për t'i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që supozohet se është dakordësuar", tha Vuçeviq, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit për të komentuar radhët e gjata kilometra në Merdarë ku Prishtina së fundi miratoi hyrjen e mallrave sërbe.
Kujton se Kurti krijoi problem me Cefta dhe rreth hyrjes së mallrave sërbe në Kosovë, ndërsa më vonë ndryshoi këtë vendim duke pritur lëvdata.
"Dhe pastaj si vullnetar, e më vonë pranoi që të hyjnë mallrat nga Sërbia qëndrore në krahinë, për të marrë shenjë mirënjohjeje sepse ai është vërtet i mirë. Si një nxënës që largohej prej orës së mësimit, shfaqet në klasë e pastaj lavdërimi i mësuesit-për atë që u largua në vend të atyre që përgjatë gjithë kohës janë të pranishëm, bën detyrat e shtëpisë, ka nota të mira... Por, kështu fatkeqësisht kur është fjala për Kosovën e Metohinë”, ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit beson se Kurti nuk do të lejojë mallrat të hyjnë përmes Jarinjës dhe Bërnjakut.
"Arsyeja është se nuk ka marrë asnjë skaner... Me këtë do të thotë se egziston frika se nuk e di se çfarë po dërgojmë dhe jo vetëm ushqime, barna dhe nevoja elementare... Gjithçka po bëhet për t'ua vështirësuar jetën normale sërbëve në K&M", ka theksuar Vuçeviq.
Ky i fundit tha se Kurti dje sulmoi edhe një komunë tjetër që funksionon sipas sistemit sërb në Kosovë duke e mbyllur atë.
“Ai me siguri nuk do të qetësohet, ka zgjedhje përpara dhe para nesh na presin shumë telashe. Na pret shumë nervozizëm rreth Kurtit dhe shumë shqetësime për fatin e sërbëve në Kosovë e Metohi” konkludoi Vuçeviq.
0 komentet