Vuçeviq: Pas dështimit në Bruksel, situata e tensionuar në terren, qëllimi i Kurtit për të pastruar Kosovën nga serbët
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se pas dështimit të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, sërish kemi një situatë të tensionuar në terren, ku populli serb është nën presion, raporton RTV.
Vuçeviq ka deklaruar në një paraqitje i ftuar në TV Prva se incidentet kanë nisur menjëherë.
“Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviq.
Ai shtoi se ka frikë edhe nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit në ditën e parë, pra kur u zhvilluan negociatat në Bruksel, ishin korrekt në deklaratat e tyre, por ditën e dytë, “një dorë e padukshme fshiu, ndaj duhej thënë se edhe serbët ishin pak fajtorë, jo vetëm shqiptarët”.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a dihet se kur do të mbahen zgjedhjet në Serbi, Vuçeviq tha se PPS është gati për zgjedhje dhe se deri më 15 tetor duhet të presim të dimë datat, përkatësisht se kur dhe cilat zgjedhje do të mbahen.
"Ne si parti jemi gati për zgjedhje. Për këtë kemi biseduar me presidentin e vendit, Aleksandar Vuçiq dhe besojmë se duhet të shohim nëse kemi mbështetjen e qytetarëve. Për sa na përket neve. Mund të diskutohet edhe për zgjedhjet e dhjetorit, më e rëndësishmja është të arrihet marrëveshje politike nëse do të shkojmë në zgjedhje, por nuk pranojmë që dikush të paracaktojë apo të shantazhojë se cilat zgjedhje do të mbahen”, theksoi ai.
Sa i përket pragut zgjedhor, ai tha se për fat të keq nuk do të mund të hapet çështja dhe se do të dëshironte që të rikthehej cenzusi pesë për qind. Vuçeviq bëri të ditur gjithashtu se sonte presidenti Vuçiq do të prezantojë një paketë të re masash që do t'i ndihmojnë qytetarët ta kalojnë më lehtë periudhën e inflacionit.
Vuçeviq theksoi se ushtria serbe ka shumë më tepër se sa ka pasur në periudhat e mëparshme dhe se duhet një ushtri e fortë, nënvizon ai, sepse ruan paqen dhe garanton lirinë.
Duke folur për blerjen e armëve, Vuçeviq theksoi se tani nuk është aspak e lehtë të sigurojmë armë dhe pajisje ushtarake që nuk i prodhojmë vetë, por do t'i blejmë në të gjitha tregjet aty ku është e mundur.
komentet