Staroviq: Kurti dëshiron të shfrytëzojë luftën në Ukrainë që të ndezë konflikt të ri mes Sërbisë dhe NATO
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë Nemanja Staroviq, ka thënë se nuk ka dyshim se qëllimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti qëndron të krijojë me çdo çmim-të shtyjë Sërbinë në konflikt me NATO-n, pasi nuk egzistojnë spegime të tjera për veprime eskaluese të njëanshme që po ndërmerr të cilat janë më shumë se 40 të tilla në dy vitet e fundit.
“Synimi i tij është të përdorë psikozën e përgjithshme të luftës që lindi pas fillimit të luftës në Ukrainë, sesi të ndezë konflikt të ri, pas të cilit logjika e diplomacisë do t'i linte vendin logjikës së luftës dhe askush nuk do t'i interesonte se kush e filloi në të vërtetë konfliktin dhe me çfarë qëllimi, por do të rreshtoheshin me të mbrojturit e tyre. Nuk jam deri në fund i sigurt se llogaritja e tij është plotësisht e saktë, por është e sigurt që Kurti po ndjek pikërisht plan të tillë” tha Staroviq në një intervistë për Lajmet e Frankfurtit.
Sërbisë, nënvizon ai, i takon të mos bjerë në asnjë provokim dhe të mos i’a lehtësojë Kurtit realizimin e planeve të tij, por përmes mbrojtjes vendimtare të “vijave të kuqe”.
Staroviq thotë se për të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare është e qartë se ku janë vijat e kuqe të Sërbisë, të cilat janë tërhequr pikërisht aty ku çdo vend tjetër në kontinentin europian do të bënte të njëjtën gjë.
"Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon. Jemi të gatshëm të investojmë shumë për ruajtjen e tyre. Madje jemi të gatshëm të sakrifikojmë shumë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Megjithatë, ka vetëm një gjë që ne nuk mund t’a sakrifikojmë dhe këto janë jetët e njerëzve tanë që jetojnë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Besoj se ky është qëndrim i arsyeshëm që duhet të jetë i kuptueshëm dhe i pranueshëm nga të gjithë" spegoi. Staroviq.
Pyetjes se si e vlerëson situatën e sigurisë në rajon, u përgjigj se Ballkani vazhdon të jetë i ngarkuar nga probleme të shumta, prej të cilave shumica janë të natyrës politike, ndërsa tentativa për t'i interpretuar ato në kontekstin e sfidave gjeopolitike dhe të sigurisë, jo rrallë përfaqëson manipulime të paramenduara sesi në këtë mënyrë të alarmojë realizimin e ndonjë axhende politike.
“Megjithatë, si kërcënim objektiv dhe i rëndësishëm për sigurinë, duhet të veçojmë veprimet e institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, të cilat me masa të vazhdueshme të njëanshme, me vetëdije dhe me qëllim të qartë rrezikojnë sigurinë e sërbëve dhe të tjerëve jo shqiptarë që jetojnë në territorin e krahinës sonë jugore” tha Staroviq.
Në konstatimin se kryeministri i Kroacisë së fundmi tha se ky vend përmes furnizimit me Rafalët, do të ketë forcat më të forta ajrore në këtë pjesë të Europës dhe pyeti nëse Sërbia duhet të ketë frikë nga kjo, Staroviq u përgjigj se Ushtria e Sërbisë dhe agjencitë kompetente në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes po ndjekin me vëmendje zhvillimin në sistemet mbrojtëse të vendeve fqinje dhe se në këtë kuptim, nuk ka rrezik për ndonjë surprizë strategjike.
Sipas natyrës së gjërave, shton ai, Sërbia i përshtat planet e saj zhvillimore me ngjarjet në mjedisin e afërt dhe të largët.
“Duke pasur parasysh këtë, vërtet besoj se qytetarët tanë mund të jenë të qetë sepse Ushtria e Sërbisë ka kapacitete adekuate për të siguruar paqen dhe shërben si faktor kyç në frenimin e kujtdo që mund të mendojë të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial” theksoi Staroviq.
Në Beograd prej datës 25 deri më 28 shtator do të mbahet Panairi i XI Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake "Partner 2023"-manifestimi më i madh i të tilla gjërave në këtë pjesë të Europës, ndërsa Staroviq vëren se prodhimet e tyre do t’i prezantojnë 150 ekspozues vendas dhe të huaj.
Ai shprehet se industria sërbe e mbrojtjes padyshim u rikthye në këmbë pas shkatërrimit që i’u ekspozua gjatë agresionit të NATO por edhe neglizhencës së plotë në dekadën që pasoi dhe sot ajo përfaqëson motorin e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të Sërbisë.
"Kohët në të cilat sot jetojmë dhe kërkesa në tregun botëror, konfirmojnë korrektësinë e drejtimeve të zhvillimit të industrisë sonë të mbrojtjes që u përshkrua dhjetë vite më parë. Prioritet për kompanitë nga grupi është sigurisht furnizimi dhe pajisja e Ushtrisë së Sërbisë dhe forcave të tjera mbrojtëse, por duhet theksuar se kërkesa për produktet tona në tregun e jashtëm është shumë e madhe. Sërbia është i vetmi vend në rajon e më gjerë që praktikisht ka përfunduar të gjithë zinxhirin teknologjik në prodhimin e armëve dhe municioneve. Ajo për të cilën po punohet aktualisht, me investime të mëdha të Qeverisë së Sërbisë, është rritja e mëtejshme e kapaciteteve teknologjike dhe prodhuese të industrisë sonë të mbrojtjes, në mënyrë që të plotësohen të gjitha nevojat e Ushtrisë së Sërbisë, por edhe përmbushjen e kërkesave të larta në tregun ndërkombëtar” tha Staroviq.
Kur është fjala rreth investimeve të mëtejshme, bën të ditur se në vitin e ardhshëm, industria sërbe e mbrojtjes, Ushtrinë e Sërbisë do t’a furnizojë me disa qindra pajisje ushtarake në shkallë të gjerë, si tanke të modernizuara, mjete luftarake të këmbësorisë, sisteme raketore-artilerie.
Tek kjo sesa është rritur investimi në Ushtrinë e Sërbisë me mbështetjen mbizotëruese në industrinë vendase, fakti që në dy vitet e fundit Ministria e Mbrojtjes kontraktoi shpërndarjen e fondeve nga kompanitë vendase në një vlerë që tejkalon vlerën totale të të gjitha kontratave të lidhura në periudhën njëzetvjeçare midis 1995 dhe 2015 , vuri në dukje Staroviq.
"Do të theksoja se gjëja më e rëndësishme është gjithmonë të investohet në njerëz, pra në përmirësimin e standardit material të pjesëtarëve të Ushtrisë së Sërbisë. Pagat në Ushtrinë e Sërbisë u rritën dy herë më shpejt këtë vit sesa pjesa tjetër e sektorit publik dhe ne do të përpiqemi t’a ruajmë këtë prirje, pasi “oficerët, nënoficerët, ushtarët dhe civilët sërbë të punësuar në MM dhe US dhe në kuptimin material, do të merrnin kënaqësi së bashku me patriotizmin. që sigurisht i zbukuron dhe i motivon”, tha Staroviq.
Pyetjes se në çfarë faze është propozimi për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Staroviq tha se nuk është sekret që shumica e oficerëve të lartë brenda Ushtrisë së Sërbisë do të dëshironin që të shfuqizohej pezullimi i shërbimit ushtarak, gjë që do të ishte kishte favor dhe efekte në gjendjen e plotësimit të njësive, por do të kishte dhe efekte të tjera pozitive sociale, por gjithashtu shtoi se nuk është një vendim që merret mbi gju.
“Aktualisht në njësitë organizative kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Sërbisë, janë duke u përgatitur analiza dhe studime të hollësishme që e shikojnë këtë problem nga këndvështrime të ndryshme, por një vendim i mundshëm për heqjen e pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do të duhej të të jetë politik nga natyra e tij, çka nënkupton diskutim publik të strukturuar në mënyrë adekuate, si dhe vendime nga qeveria dhe parlamenti” shtoi Staroviq.
0 komentet