Vuçeviq: Presion i madh i Kurtit ndaj sërbëve në Kosovë

Miloš Vučević
Burim: PrintScreen TV Prva

Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë sot se Beogradi nuk mund të pranojë narrativën rreth rastit të Banjskës që imponon Prishtina pasi ajo çka ndodhi një vit më parë, thekson ai-sigurisht që nuk duhej të ndodhte por ndodhi si reagim si pasojë e asaj që sërbët në Kosovë po durojnë prej vitesh. Ai tha se gjithmonë e më shumë ka më pak sërbë në Kosovë pasi presioni i Albin Kurtit është i madh nga ku dhe vijon të jetë i tillë.

"Nuk mundemi të pranojmë këtë narrative që Banjska definohet diçka ashtu sikurse e shikon Prishtina. Banjska nuk duhej të ndodhte por ai reagim ndodhi për atë çfarë po ndodhte në Kosovë e Metohi. Banjska nuk ndodhi vetvetiu, askush nuk mbeti kot dhe e ka bërë gjatë bumit të të drejtave të njeriut në K&M” ka thënë Vuçeviq për TV Prva, gjatë konstatimit se gjatë kohëve të fundit flitet veçse për Banjskën por jo ndaj asaj që sërbët përditë përjetojnë në Kosovë.

Ai tha se Prishtina, familjeve të tre sërbëve të vrarë në Banjskë, nuk i lejoi të përkujtoheshin në vendngjarje.

"Sikur na vjen turp të themi se aty janë vrarë tre sërbë. Ndoshta duhet të kërkojmë falje për Banjskën kur ata vranë tre sërbë? Dhe para kësaj dhjetëra sërbë janë rrahur, arrestuar, plagosur prej vëllezërve Stojanoviq ku u lënduan afër Shtërpcës ku i plagosi pjestari i FSK i cili tani është i lirë, e deri tek Dragisha Galjak...” tha kryeministri.

Ky i fundit theksoi se Banjska ishte eksplozion i gjithçkaje që u ndodhte sërbëve për të cilat Sërbia pambarimisht thërret për kthim të bisedimeve për dialog.

Vuçeviq ftoi sërbët në Kosovë që të besojnë tek shteti i tyre.

"Ne nuk mundemi prej këtej të dimë sesa është e vështirë për ta, mund të kuptojmë që e kanë të vështirë dhe t’i lusim që të kenë durim, mirëkuptim, të besojnë tek Sërbia dhe të qëndrojnë në Kosovë e Metohi, që askush të mos i ngacmojë dhe t'i bindë të largohen nga shtëpitë e tyre” ka thënë kryeministri Vuçeviq.

Ky i fundit tha se gjithmonë e më shumë ka më pak sërbë në Kosovë si pasojë e presionit të madh të Albin Kurtit.

Ky i fundit tha se është turp për ata që duhet t’a kontrollojnë dhe monitorojnë, që nuk e bëjnë ose e bëjnë “pro formë” përmes deklaratave pa efekt, gjë që lejon këtë lloj trajtimi të një populli në territor që ka status të veçantë në kuptimin e pranisë së forcave ndërkombëtare.

Vuçeviq vuri në dukje se Sërbia po fajësohet për gjithçka që u ndodh sërbëve.

“Sërbia pretendohet se po rrezikon dikë, e neve gjithnjë e më pak po na dëbojnë dhe po bëjnë fushatë kundër nesh, deri aty sa të na marrin pjesë të territorit... Duhet që si popull të çlirohemi atë stigmatizim se përherë jemi fajtor për gjithçka”, tha Vuçeviq.

Për deklaratën e anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Denis Beqiroviq në Asamblenë e Përgjithshme të KB se Sërbia cënon integritetin territorial të B&H, Vuçeviq nënvizoi se Sërbia respekton B&H në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit.

"Nuk kemi problem me integritetin territorial të B&H, veçse themi, si nënshkrues të Marrëveshjes së Dejtonit se të gjitha ndryshimet dhe rregullimet e ndryshme, B&H duhet t’i definojë me pëlqimin e dy entiteteve dhe tre popujve. Imponimi i çdo gjëje është shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit që çoi drejt paqes B&H", ka thënë Vuçeviq.