Vuçeviq: Regjimi i Albin Kurtit vazhdon sipas axhendës që të pastrojë etnikisht Kosovën e Metohinë prej sërbëve

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë se për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, nevojitet të shikohet dëshirë e mirë e Prishtinës, transmeton Pink.

Vuçeviq ka thënë se nëse dikush dërgon ndonjë mesazh në drejtim të qetësisë së situatës, kjo është vetëm pala sërbe.

“Regjimi i Albin Kurtit vijon sipas axhendës që të pastrojë etnikisht prej sërbëve, K&M. Deri më tani po punohet me modelin jodirekt të "Stuhisë”, duke shkaktuar atmosferë që njerëzit të thonë se nuk munden më të mbijetojnë. Kjo na kujton ngjarjet e Banja Llukës të vitit 1992 kur i rrezikohej jeta bebes, beteja e famshme për çeljen e korridorit ku nuk mundej të merrte ilaçe. Pas 31 vitesh është e njëjta situatë ku dikush nuk lejon ilaçe për qytetarët” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit ka pyetur organizatat joqeveritare nëse kanë diçka për të thënë për atë që sërbët në Kosovë nuk kanë ilaçe.

“Në Republikën Federative të Jugosllavisë u ndërmorr agresion klasik i 19 vendeve pas Luftës së Dytë Botërore, pa vendim të Këshillit të Sigurimit, na bombarduan në mënyrë të pamëshirshme, na vranë fëmijët, qytetarët, ushtarët dhe policët të cilët nuk ishin shënjestër legjitime, e gjithçka për hir të marrjes së një pjese të Republikës së Sërbisë” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia dhe sot ndjen pasojat e bombardimeve.  

“Ky ishte agresion, as ndërhyrje dhe as aksion. Madje as me bombardimet nuk u mjaftuan. Ishte edhe dhe agresion tokësor dhe ofensivë, prandaj mund të dëgjonim dëshmi për Kosharën dhe Pashtrikun” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit pret nga Brukseli përmbajtje "nga postimet në Tuitter ku u bëhet thirrje të dy palëve për vetpërmbajtje".

“Kur u qëlluan dy djemosha në Kosovë e Metohi, atëherë zëdhënësi i BE dënoi të shtënat në K&M dhe lavdëroi punën e Policisë Kosovare. Nuk tha se u shti ndaj djemoshëve ditën para Krishtlindjes, sepse janë sërbë. E liruan pas një muaji për t'u mbrojtur në liri. Ndërsa kryetari ynë i Komunës së Shtërpcës është mbajtur gati dy vjet për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare” tha Vuçeviq.

Sipas fjalëve të tij, Kfor sipas Rezolutës 1244 është i obliguar të ruajë paqen. Ai shton se autoritetet në Prishtinë, besdisen nga KOS, si institucion i cili ende po funkionon në Kosovë.

"Për shkak të Rezolutës 1244, sovraniteti funksional i Sërbisë ndaj K&M ishte i kufizuar ndërkohë që KB dhe KFOR kanë për detyrë t’a zëvendësonin atë. Më pas u shtrembërua dhe tani u ngelet KOS si institucion që ende funksionon dhe është tek populli, ndërsa u nevojitet t’a shndërrojnë në celulë terroriste. E kush janë terroristët? Epo, sërbët e K&M. Dhe në këtë pjesë të Sërbisë merr pjesë dhe thotë se në veri të Kosovës sundojnë grupe kriminale, duke i dhënë alibi Kurtit të thotë se këtë e thotë edhe opozita sërbe. Nuk e di nëse e besojnë apo nxiten t’a besojnë, apo duhet të thonë diçka dhe fatkeqësisht kjo është kundër popullit sërb dhe shtetit të Sërbisë”, ka theksuar Vuçeviq.