Vuçeviq: Urdhërin e presidentit për të hyrë në hapësirën e K&M, Ushtria e Sërbisë do t’a zbatonte me sukses dhe efikasitet

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se udhëheqja e Sërbisë vite më pas, e veçanërisht me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet ka paralajmëruar presionin e vazhdueshëm, ngacmimet dhe persekutimet fizike të popullit sërb në Kosovë dhe shtoi se Ushtria e Sërbisë respekton Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 të KB dhe marrëveshjen e Kumanovës dhe askush nuk ka hyrë në territorin e Kosovës.

Vuçeviq ka theksuar në konferencë për mediat se siç bëri të ditur, gënjeshtrat të cilat i ka thënë ministri prishtinas i punëve të brendshme Xhelal Sveçla për ngjarjet në Banjskë se bashkëpunimi i Ushtrisë së Sërbisë me Kfor është i mirë dhe kontinuitiv në përputhje me Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen ushtarako-teknike të Komunovës.

"Sërbia mendon se është e rëndësishme që Kfor ka rol mbrojtës, veçanërisht në zonat ku jeton populli sërb" ka thënë Vuçeviq. 

Ky i fundit shtoi se nga Prishtina dhe mediat e huaja, vazhdon fushata kundër Ushtrisë së Sërbisë, çka është e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme dhe theksoi se në këto vite, trupat e Kfor nuk kanë shkelur në territorin e Sërbisë qëndrore, kjo nuk është as pa marrëveshjen që ka bërë me US, implementimi absolut i marrëveshjes së Kumanovës dhe rezolutën 1244.

"Kurrë më deri më sot nuk ka ndodhur që US në çfarëdolloj mënyre të shkelë këto dokumente, akte dhe të shembë komunikimin me Kfor. Këto nuk janë teknike, por informacione thelbësore me domethënie për sigurinë e qytetarëve tanë në K&M, por edhe për sigurinë e të gjithë Sërbisë. Në kuadër të thënieve mbi të gjitha të atyre që kemi dëgjuar nga Prishtina dhe mediat ndërkombëtare, fushatën e vazhdueshme kundër US, aktivitetit dhe numrit të saj, lëvizjeve dhe qarkullimin e US në territorin e shtetit tonë. Besojmë se janë tërësisht të papranueshme, të papërgjegjshme dhe i hedhim poshtë si absolutisht të pavërteta” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit nënvizoi se nëse Ushtria e Sërbisë do të kishte të tillë urdhër nga presidenti i Sërbisë që njësitë e saj të hynin në territorin e Kosovës si pjesë e Sërbisë, ky urdhër do të zbatohej me efikasitet, profesionalisht dhe suksesshëm. 

"Dhe atëherë do t'a informonim komandën e KFOR. Nuk do t’ia bënim askujt pas shpine. Respektimi i normave të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit të luftës. Deri më sot nuk është dashur të marrim të tillë vendim dhe Sërbia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e vet që kjo mos të ndodhë, të ruajmë paqen dhe të kërkojmë zgjidhje politike”, spegoi Vuçeviq.

Ndaj siç shtoi ai, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu politik, të respektohet Rezoluta 1244, të zbatohet Marrëveshja e Kumanovës dhe të zbatohet ajo që është arritur në marrëveshjet e mëparshme në kuadër të dialogut, për të shmangur çdo eskalim të mundshëm, i cili nuk është në interesin kombëtar të Sërbisë.

Pas Vuçeviqit, mediave i’u drejtua edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë Millan Mojsilloviq, i cili mohoi akuzat e Prishtinës se ish-nënkryetari i Listës Sërbe, Millan Radoiçiq, ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në poligonin e Livadhit të Fasuleve disa ditë para konfliktit të Banjskës. Ai ka theksuar se të tilla akuza nga Prishtina, se Ushtria e Sërbisë ka trajnuar “terroristë”-fyejnë inteligjencën.

Dhe policia kosovare përdor armë të prodhuara në Sërbi

Vuçeviq pasi Mojsilloviqi përfundoi fjalën, pyeti se si është e mundur që sot dikënd e shqetëson prezenca e Ushtrisë së Sërbisë në pozicionet e vijës administrative drejt Kosovës, kur sot janë 8000 pjesëtarë më pak të US sesa në dhjetor të vitit 2022 dhe në janar të këtij viti. 

"Si nuk ka pasur sulme atëherë ndaj shtetit të Sërbisë dhe US për të njëjtën çështje? Çfarë ndodhi dhe çfarë e trembi dikë në bashkësinë ndërkombëtare" pyeti ai.

Vuçeviq tha se US qysh nga viti 1999, nuk ka udhëhequr asnjë procedurë që do të çonte në shkeljen e Marrëveshjes së Kumanovës ose Rezolutës 1244.

"Millan Radoiçiq nuk ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në livadhet e Fasuleve-pikë. Fakti që dikush nxjerr imazhe termike nga një vend i paqartë, me persona të paidentifikuar, nuk do të thotë asgjë. Mëngjesin e sotëm pashë që publikuan video të stërvitjes me mjete ushtarake amerikane Hummer. US, ashtu sikurse trupat e tyre paraushtarake në Kosovë kanë mjete ushtarake Hummer, ata dhe ne. Hummerat tanë janë të armatosur me mitralozë 12.7 mm që kushdo që e kupton, e di që nuk ka municion manovrimi dhe se nuk ka mundësi te bëhen ushtrime të tilla si në video. Dhe në atë video ku pala shqiptare mund të shikoni këmbësorinë duke qarkulluar rreth atij automjeti qe po vepron. Prishtina të Hummera të tillë ka mitralozin 7.62 mm për te cilin egziston municion manovrash. Shtrohet pyetja i kujt është automjeti dhe kush vepron”, pyeti Vuçeviq dhe tregoi fotot e humerëve të US, si dhe të humerëve që përdorin autoritetet e Kosovës.

 Vuçeviq ka thënë se Sërbia dhe Ushtria e Sërbisë janë përballur me breshëri akuzash ditët e kaluara se po trajnonin dhe armatosnin sërbët në Kosovë.

“Si provë, Kurti dhe bashkëzbatuesit e tij po përdorin armët e pretenduara të sekuestruara të cilat i janë shfaqur publikut, duke treguar se ato janë prodhuar në Sërbi. Sipas kësaj llogjike, më duhet të pyes të gjithë, e mbi të gjitha Kurtin dhe bashkëzbatuesit e tij, çfarë do të bëjmë ne që policia kosovare po përdor armatim të njëjtë sërb”, ka theksuar ai.

Vuçeviq deklaron se njësitet speciale të Policisë Kosovare përdorin automatikun sërb M70.

“Sipas kësaj logjike Sërbia ka armatosur dhe trajnuar policinë shqiptare të Kosovës për të shtënë ndaj sërbëve? Sigurisht që ne atyre nuk ua kemi shitur këto armë. A del se edhe ne i kemi trajnuar? Logjike është që sërbët të kenë armë sërbe dhe që kur shqiptarët paskan armatim sërb” pyeti Vuçeviq.

Ky i fundit tha se nuk do hynte se kujt i ka treguar armët dhe pajisjet ushtarake nga ana e policisë kosovare, Ministria thekson se të njëjtat armë mund të gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë dhe se është budallallëk fund e krye që Sërbia, US, Ministria e Mbrojtjes të marrë pjesë në ato që disa i quajnë akte terroriste.

"Terrorizëm është spastrimi etnik i Kosovës nga sërbët, arrestime të përditshme, keqtrajtime, kontrolle spitalesh, shkolla, moslejimi i Euleks për të marrë pjesë në punët që është kompetencë për të marrë pjesë" ka thënë ai. 

Vuçeviq ka përsëritur se nuk ka asnjë problem në marrëdhënien me Kfor dhe Euleks.

"Nuk kemi problem fare që forcat shtesë të KFOR të vendosen në zonën ku jetojnë sërbët dhe në mbarë Kosovën. Të gjitha aktivitetet e US janë të definuara përmes akteve të vlefshme shtetërore dhe nuk bëjmë asgjë të fshehtë apo të mbuluar, respektojmë të gjitha marrëveshjet e listuara dhe secila nga aktivitetet tona do të bëhej i ditur, shumë e qartë, e dukshme dhe e pamshme” theksoi Vuçeviq. .

Ky i fundit tha se Sërbia pret përgjigje në pyetjen se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, në mënyrë që organet sërbe të marrin pjesë në vërtetimin e fakteve dhe që e vërteta të shikojë dritën e ditës.